UFO rrit presionin ndaj Lufthansës
4 Shtator 2012Sikurse të premten e kaluar, edhe këtë të martë në mëngjes kanë hyrë në grevë stuardeset dhe stuardesët. Në mesditë pjesë e kësaj greve u bë edhe aeroporti i Mynihut.
Deri në mesditë (04.09.2012) u anuluan tashmë gjysma e fluturimeve në linja të shkurtra dhe të mesme. Edhe një sërë fluturimesh në destinacione të gjata u anuluan. Të prekur më së shumti nga këto greva janë aeroporti i Frankfurt mbi Mainit dhe ai Berlin-Tegel-it. Greva e parë në Frankfurt pati shkaktuar një kaos të madh në komunikacionin ajror evropian, shumë avionë të Lufthansës qëndruan në aeroport.
Mosmarrëveshjet e lindura janë vendet e përkohshme të punës por edhe menaxhimi i Lufthansës. Sindikatat dhe shoqëria ajrore kanë qenë prej kohësh në konflikt mbi pagesat dhe kushtet e punës. Sindikata UFO kërkon një rritje page prej 5 për qind për personelin për 15 muaj, duke filluar nga janari i këtij viti. Aktualisht kompania po i nënshtrohet një shkurtimi prej 1.5 miliardë eurosh për t'i bërë ballë rritjes së çmimit të karburantit dhe konkurrencës nga kompanitë “low-cost”. “Lufthansa” ka rreth 19 mijë punonjës dhe sindikata UFO përfaqëson dy të tretat e tyre.