Udhëtim pa biletë kthimi! | Politika | DW | 24.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Udhëtim pa biletë kthimi!

Gjithnjë e më shumë gjermanë kërkojnë fatin jashtë shtetit. Sipas shifrave të fundit të zyrës federale të statistikave vitin e kaluar rreth 145. 000 gjermanë kanë emigruar.

Në Kopenhagen emigrojnë gjermanë që nuk shohin shanse punësimi në Gjermani

Në Kopenhagen emigrojnë gjermanë që nuk shohin shanse punësimi në Gjermani

Qindra mijëra vetë në Gjermani çdo vit marrin valixhet. Shkojnë në një udhëtim pa kthim, sepse vende të tjera i ofrojnë perspektiva më të mira për punë. Ndër ta janë sigurisht "emigrantët e kamur" dhe pensionistet që duan të kalojnë ditët e fundit në vende me diell si në Spanjë, apo në Afrikën e Jugut.

Por pjesën më të madhe e përbëjnë ata qytetarë gjermanë, që largohen, sepse nuk gjejnë ketu rrugëdalje nga papunësia, apo për të ecur në profesionin e tyre. Nderkohë vihet re, se shumë njerëz pa punë e kërkojnë fatin edhe në vendet skandinave, psh në Norvegji.

Silva Johanna Vossen shkoi në dhjetor 2001 në Norvegji. Jo patjetër në stinën më të favorshme për të njohur atdheun e ri, sepse nuk sheh dot asgjë. Të paktat orë me dritë të ditës i kalonte në një azil pleqsh në kryeqytetin Oslo, në vendin e ri të punës si infermiere. Më parë kishte punuar si infermiere asistente në operacione, në spitalin shën Ana në Duisburg. Puna nuk ishte e keqe, por perspektivat për zhvillim të metejshëm profesional të pakta. Në një takim informativ në Berlin hyri në kontakt me punëdhës të rinj.

"Ishte si në panair, janë prezantuar të gjitha spitalet Oslo, Stavanger, Bergen, kudo që ishin, Atje kerkohet me të vertetë personel sanitar. Në fakt mund të zgjidhje thuajse vete, se ku do të shkoje."

Edhe pse perspektivat ishin të mira, dhe Norvegjinë e kishte patur ender fëmijërie, aq shpejt nuk donte ta linte Gjermaninë. Në spitalin shën Ana në Duisburg Silva Johanna kishte aplikuar për në otorinologji, por nuk kishte gjetur vend të lirë.

"I vura vetes afat dhe thashë do të rri edhe një gjysëm viti ketu. Nqs nuk ndryshon deri atëherë asgjë, do të shkoj në Norvegji. Dhe siç është gjithnjë në këto raste, tamam kur i kisha dërguar dhe plotësuar dokumentet, erdhi përgjigja nga otorinologjia e mund të kisha punuar edhe aty."

Por vendimi për në Norvegji qe marrë. Silvana Johanna filloi një kurs tremujor gjuhe që përfundonte me provim me gojë dhe me shkrim. Kursi i gjuhës ishte i detyrueshëm, po ashtu si dhe qëndrimi së paku dy vjeçar i lidhur me punësimin.
"Shihej se kishin nevojë urgjente për personel dhe donin të të mbanin. Me vunë në dispozicion biles një banesë dhe të holla shtesë për t´u stabilizuar që arrinin me duket 2000 deri 2500 euro neto në muaj. Sigurisht nuk ishin pak para që të ofroheshin."

Në azilin e pleqve infermierja eci shpejt perpara në profesion dhe u bë shpejt zv-pergjegjëse. Megjithatë pas 2 vjetesh ndërroi vend në klinikën universitare, në dermatologji: "Artmosfera këtu në Oslo në spitale psh është edhe shumë më e këndshme se sa në Duisburg. Kjo ndoshta ka të bëjë me atë, që njerëzit të drejtohen me ti dhe mua më duket se norvegjezet janë në përgjithësi më komunikues nga ç´kam menduar, ata vinin e të flisnin, të merrnin kudo me vete, krejt ndryshe nga Kopenhagen, aty janë më shumë për vete."

Që prej një viti Silva Johanna Vossen punon në një spital në Kopenhagen. Në muajt me shumë turne nate fiton më shumë se 4000 euro, por me taksat e larta daneze e me çmimet e larta të kryeqytetit nuk i mbeten shumë. Megjithatë jo vetem nga ana profesionale ia ka vlejtur të largohet nga Gjermania, por edhe për jetën. Që prej dy muajsh është e martuar me një norvegjez, me të cilin jeton në Kopenhagen.

  • Data 24.07.2006
  • Autor Albrecht Breitschuh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp5
  • Data 24.07.2006
  • Autor Albrecht Breitschuh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp5