Nga pasioni dhe vlerësimi për muzikën tradicionale shqiptare lindi një miqësi, një ide e një porjekt për ta bërë të njohur edhe në botë muzikën e sazeve të Përmetit dhe Korçës. "Unë e pëlqeva herën e parë kur e dëgjova. Por duke qenë në studio dhe duke e ridëgjuar, duke e miksuar, kuptova thellësinë e saj", thotë Joe Boyd njëri nga producentët e grupit me Andrea Goertler, Edit Pula.