Trump vendos tarifa doganore shtesё ndaj Kinёs | Bota | DW | 02.08.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Trump vendos tarifa doganore shtesё ndaj Kinёs

Kulaҁi dhe kёrbaҁi: nga njёra anё presidenti i SHBA do qё tё vazhdojё bisedimet tregtare me Kinёn, nga ana tjetёr ai vendos tarifa tё reja doganore ndaj mallarave kineze.

SHBA duke filluar nga shtatori produktet kineze nё vlerё rreth 300 miliadrё Dollarё (270 miliardё Euro) do t' i ngarkojё me njё tarifё doganore shtesё prej 10 pёrqind. Kёtё e komunikoi presidenti i SHBA-sё Donald Trump nё Twitter. Kina nuk ka importuar sipas premtimit mё shumё produkte agrare nga SHBA-ja. Tё dy vendet - ekonomitё mё tё mёdha tё botёs - nё raundin e fundit tё bisedimeve tё mёrkurёn (01.08) i mbyllёn pa asnjё pёrparim bisedimet nё Kinё.  Ështё rёnё dakord, qё bisdeimet tё vazhdojnё nё fillim tё shtatorit nё Uashington. "Ne gёzohemi pёr vazhdimin e dialogut pozitiv me Kinёn pёr njё marrёveshje tё zgjeruar tregtie", shkruan Trump nё Twitter. Shtёpia e Bardhё bisedimet e fundit nё Shanghai i konsideori si "konstruktive". Ministria kineze e Tregtisё bёn fjalё pёr njё shkёmbim tё hapur, efikas dhe intensiv.

Kёto ishin bisedimet e para direkte tё dy ekonomive mё tё mёdha qё pas dёshtimit tё bisedimeve nё maj. Nё fund tё qershorit Trump dhe kreu i shtetit dhe i partisё sё Kinёs Xi Jinping u takuan nё kuadёr tё samitit tё G20 nё Osaka nё Japoni, ku ranё dakord pёr njё armёpushim nё grinjen tregtare dhe pёr rifillimin e bisedimeve.

Nё njё sёrё mesazhe nё Twitter Trump iu referua personalisht presidentit kinez Xi Jinping. Ai e akuzon atё, se nuk ka bёrё sa duhet kundёr shitjeve kineze tё Opioids Fentanyl inё SHBA. Numri i vdekjeve nё SHBA ёshtё rritur ndjeshёm nga mbidozat e kёtij medikamenti qetёsues tё dhimbjeve.

Banka e Rezervave nё SHBA tё nёrkurёn (31.07) nё sfondin e konflikteve tregtare tё nxitura prej Trump-it - qё rёndojnё gjithnjё e mё shumё ndaj ekonomisё globale - e uli me 0.25 pёrqind normёn bazё tё  interesin. Kjo ishte ulja e parё e interesave qё nga fundi i vitit 2008.

Konfilkti tregtar mes dy shteteve vazhdon qё prej mё shumё se njё viti. Shkak u bё indinjata e Trumpit pёr faktin, se Kina eksporton shumё mё tepёr nё SHBA se sa importon prej saj. Qysh atёherё Trump i ka ngarkuar importet nga Kina nё SHBA me dogana shtesё 25 pёrqind. Kina ka reguar gjithashtu me dogana shtesё ndaj mallrave nga SHBA.

Por vetёm pak orё pas twitterit nga Uashingtoni Kina dha tone zbutjeje nё grindjen tregtare duke komunikuar, se Republika Popullore do tё blejё mё shumё produkte bujqёsore nga SHBA, vuri nё dukje Ministria kineze e Tregtisё. Ndёrmarrjet shtetёrore dhe private qё nga 19 korriku kanё marrё kontakt me SHBA-nё pёr tё negociuar blerjen e produkteve tё ndryshme si soja, pambuk, mish derri dhe miell.

kle/ie (dpa, rtr, afp)