Trump pret ″rrëmujë kaotike″ gjatë zgjedhjeve presidenciale | Bota | DW | 02.11.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Trump pret "rrëmujë kaotike" gjatë zgjedhjeve presidenciale

Presidenti Trump tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të shoqërohen me rrëmujë dhe kushte kaotike dhe se numërimi i votave mund të zgjasë disa javë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha për mbështetësit e tij se ata ndoshta duhet të presin disa javë për rezultatin e zgjedhjeve të së martës. "E gjithë bota dhe vendi ynë do të presin e do të presin e do të presin për të mësuar se kush fitoi, ju do të prisni për javë të tëra", tha Trump gjatë një mitingu në Njuton të Pensilvanisë. "3 nëntori do të vijë dhe shkojë dhe ne nuk do ta dimë dhe do të kemi rrëmujë kaotike në vendin tonë."

Mosmarrëveshje për votimin me rrugë postare

Trumpi nuk iu referua për këtë paralajmërim trazirave në rrugë, por numërimit të votave që dërgohen me rrugë postare. Republikanët u përpoqën ta parandalonin zgjatjen e afatit për numërimin e votave në Pensilvani, por dështuan me përpjekjen e tyre.

USA Pennsylvania | Präsidentschaftswahl 2020 | Wahlkampf Donald Trump

Pamje nga një miting elektoral i republikanëve në Pensilvani

Kjo do të thotë që votat e dërguara me rrugë postare duke respektuar afatin e dërgimit, duhet të numërohen edhe nëse ato arrijnë tri ditë pas datës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Si afat dërgimi vlen data e vulës postare dhe jo dita kur arrin posta në qendrat e numërimit të votave.

Vota vendimtare

Nëse diferenca e votave mes Trumpit dhe Biden do të jetë e ngushtë, rezultatet e votimit në Pensilvani mund të jenë vendimtare, sepse në këtë shtet as republikanët dhe as demokratët nuk mund të llogarisin paraprakisht me një shumicë të sigurtë. 

Trumpi është kundër votimit me rrugë postare, sepse sipas përvojës këtë metodë votimi e përdorin më tepër pasuesit e demokratëve se sa të republikanëve.