1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteGlobal

Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

21 Prill 2026

Sipas fjalëve të presidentit Donald Trump SHBA do ta heqin bllokadën ndaj porteve iraniane vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Iranin.

https://p.dw.com/p/5CYEC
USA Washington D.C. 2026 | Donald Trump wirbt für steuerfreies Trinkgeld
Fotografi: CNP/ADM/Capital Pictures/picture alliance

Bllokada "po e shkatërron plotësisht Iranin”, shkroi Donald Trump në rrjetet online. "Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë, një shumë që është e papërballueshme edhe për një kohë të shkurtër”, shtoi ai. Bllokada do të hiqet vetëm kur Teherani të ketë pranuarnjë "marrëveshje” për përfundimin e luftës.

Qarkullimi detar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme për tregtinë botërore, është ndalur sërish, pasi si Teherani ashtu dhe Uashingtoni kanë vendosur bllokada.

Jo zgjatjes së armëpushimit

Armëpushimi dyjavor, gjatë të cilit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, pritej të negociohej një zgjidhje e përhershme paqësore përfundon  të mërkurën (22.04).

Anije në Ngushticën e Hormuzit
Qarkullimi detar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme për tregtinë botërore, është ndalur sërish, pasi si Teherani ashtu dhe Uashingtoni kanë vendosur bllokadaFotografi: REUTERS

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e konsideron shumë të pamundur zgjatjen e armëpushimit me Iranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje para përfundimit të tij.

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për luftën me Iranin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të martën (21.04) paradite në Luksemburg për të diskutuar mbi luftën me Iranin dhe situatën në Ukrainë.

Spanja ka njoftuar gjithashtu se në këtë takim do të rikthejë në debat ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit të BE-së me Izraelin, duke e akuzuar atë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.