Top-transferimet e sezonit futbollistik dimëror 2015
Shumë futbollistëve të njohur u mbarojnë këto javë kontratat. Kush ndryshon klub, ku bëhen pagesat më të mëdha, kush luan në Bundesligë më vonë? Imazhe nga merkatoja dimërore e futbollit.
Schürrle: Nga Chelsea tek Wolfsburg
Vetëm pak para fundit të kontratës u gjet një ujdi në pokerin e lëvizjes së lojtarit të skuadrës kampione të botës, André Schürrle. Futbollisti gjerman ndërron klub – nga FC Chelsea ai kthehet në Bundesligë për të luajtur për klubin VfL Wolfsburg. Numri dy i Bundesligës e angazhon 24 vjeҫarin për 32 milionë euro- një shifër rekord në transferimet në futboll.
Podolski: Nga Arsenali tek Inter Milan
29 vjeҫari Podolski ndërron klub deri në fund të këtij sezoni dhe shkon në Itali. Aktualisht lojtari i kombëtares i ka zhgënjyer tifozë. Gazeta sportive e Italisë "Gazzetta dello Sport" shkruan: „Podolski i vërtetë ka ngecur në Londër. I ngadaltë, i hutuar, pak luftarak. Sulmuesi i njohur nuk i ka treguar aftësitë e tij. Vetë Lukas Podolski nuk duket se është i lumtur me këtë gjendje.
Kampl: Nga Salzburgu tek BVB
Lojtari i kombëtares sllovene dëgjon fjalë lavdërimi nga trajneri i tij i ri, Jürgen Klopp. „Për lojën e parë në Bundesligë, loja e tij ka qenë e shkëlqyer.“ Lojtari mesfushor 24 vjeҫar donte të ishte jo vetëm pjesë e lojës, por edhe i pranuar nga skuadra. Kevin Kampl thotë „se kësaj ia kam dalë në më shumë tre javët e shkuara.“
Petersen: Nga Werderi tek FC Freiburgu
Që në premierën për Freiburgun, Peterseni u bë njeriu i ditës: Pak pas pushimit mes ndeshjeve, Nils Petersen ia del të bëjë gol dhe ta fiksojë fitoren kundër Eintracht Frankfurtit. „Një moment i artë“, gëzohet sulmuesi, i cili është huazuar deri në fund të sezonit nga klubi FC Freiburg.
Olic: Nga Wolfsburgu tek HSCV
Pas 2079 ditësh lojë, 35 vjeҫari ndërron fanellë, dhe rivesh atë të HSV-s. Deri në verën e vitit 2016 Ivica Olic do të ndihmojë skuadrën e vjetër të dalë nga zona e rrezikut të Bundesligës. „Jam i gëzuar që jam këtu“, thotë ai. Tifozët e pritën me entuziazëm.
Vestergaard: Nga Hofenheimi tek Bremeni
22 vjeҫari danez nënshkroi kontratën me Werder Bremenin deri në fund të vitit 2018. Nga viti 2010 mbrojtësi i mesfushës luan në Bundesligë dhe ka marrë pjesë në 71 ndeshje të saj. Në sezonin në vazhdim Jannik Vestergaardit nuk i ishte dhënë ndonjë pozicion, e kështu me kalimin tek Bremeni ai është në 11-en startuese. Me debutimin e tij, Vestergaard i dha forcë mbrojtjes.
Nastasic: Nga Manchester City tek Schalke
21 vjeҫari i angazhuar në mbrojtje qëndron deri në fund të sezonit tek klubi kampion anglez, Manchester City. Por tek ky klub Matija Nastasic ishte lojtar rezervë, ndërkohë tek Schalke 04 lojtari i kombëtares serbe doli direkt në fushë dhe u angazhua që në debutimin e tij në fundjavën e janarit si lojtar mbrojtës. „Ai mbrojti me vetësiguri e nuk bëri asnjë gabim“, tha trajneri Roberto di Matteo.
Lakic: Nga Kaiserslautern tek SC Paderborn
Sulmuesi Lakic vjen nga FC Kaiserslautern i kategorisë së dytë të Bundesligës dhe gëzon tani një kontratë tek Paderborni premtues deri në fund të vitit 2016. Pas një trajnimi të përbashkët, kroati Srdjan Lakic nuk tregoi ndonjë profil të veҫantë në ndeshjen e tij të parë në fundjavë me skuadrën e re.
Höjbjerg: Nga Bayerni tek FC Augsburgu
Deri në verën e 2015-s 19 vjeҫari mesfushor është huazuar nga klubi FC Bayern. Aty ai parashihet të angazhohet në 11 nga 24 ndeshje. Höjbjerg kërkon të fitojë më shumë përvojë në skuadrën e re. Debutimet e para janë mjaft shpresëdhënëse. Lojtari i kombëtares daneze me rrënjë franceze është i kënaqur. Höjbjerg: „Ka qenë vërtet një startim i mirë.“
Ödegaard: Nga Stroemsgodset tek Reali
Kampioni spanjoll kërkon 16 vjeçarin, Martin Ödegaard, talentin norvegjez i cili së bashku me Toni Kroos, Christiano Ronaldon etj. do të jetë pjesë e klubit, por do të jetë në lojë në 11-n e dytë për Realin. Ödegaardi si lojtar mesfushor ka pasur shumë kërkesa nga shumë klube futbolli.
Bony: Nga Swansea tek Manchester City
Aktualisht ende i angazhuar për Kupën e Afrikës, lojtarin e Bregut të Fildishtë, Wilfried Bony e pret në fund të sezonit një klub i ri. Rreth 32 milionë euro i ka paguar kampioni anglez, Manchester, Swansea City-t për të angazhuar lojtarin deri në vitin 2019.