1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thirrje për aplikime - Balkan Booster 2021

9 Mars 2021

"Le të gjejmë zgjidhje!" - projekti rinor i DW mirëpret aplikime për Balkan Booster 2021!

https://p.dw.com/p/3qMgq
 DW Header Balkan Booster Projekt 2020

A do të zbulosh vendet fqinje, njerëzit dhe historitë e tyre?

A të pëlqen të punosh në ekip me të rinj të tjerë nga Ballkani dhe të ndihmosh për zgjidhjen e problemeve në komunitet?

A të pëlqen të bësh video me celular dhe je aktiv në rrjetet sociale?

Nëse të gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjesh me "po" atëherë apliko për "Balkan Booster"

Tema e projektit të këtij viti është: "Le të gjejmë zgjidhje!"

Përfitimet

Kurs trainimi treditor online për prodhim videosh (MOJO) në prill ose maj 2021

Honorar për videot që do të përgatisësh gjatë kohës së projektit

Mbulimi i shpenzimeve për udhëtimet në rajon

Kushtet e pjesëmarrjes

1. Banor i Shqipërisë, i Bosnjë dhe Hercegovinës, i Malit të Zi, i Kosovës, i Maqedonisë Veriore ose i Serbisë

2. Mosha mes 18 dhe 25 vjeç

3. Student i gazetarisë ose përvojë profesionale në gazetari

4. Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të udhëtuar dhe raportuar nga vende të vogla dhe të largëta (në varësi të situatës me pandeminë e virusit korona)

5. Kohë për të marrë pjesë në kursin treditor për prodhim videosh në prill ose maj 2021

6. Përgjegjësi për t'iu përmbajtur afateve për dorëzimin e materialeve

7. Përdorim aktiv i rrjeteve sociale (Facebook, Instagram)

8. Njohuri të mira të anglishtes

9. Dëshirë dhe motivim për të mësuar më shumë rreth vendeve, identiteteve dhe kulturave në Ballkan

10. Nëse di të xhirosh dhe të editosh video në telefon celular, është një avantazh!

Dokumentet dhe kontakti

Për të marrë pjesë dërgo në adresën balkan-booster@dw.com këto dokumente

1. CV në anglisht

2. Një video të shkurtër në të cilën shpjegon motivimin tënd për të marrë pjesë në projekt

Videon në formatin MP4 mund ta bësh në shqip, por nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 minuta.

Videon dërgoje me WeTransfer.

Afati i aplikimit

21. mars 2021 - deri në orën 23:59 Uhr

Më shumë informacion lidhur me katër edicionet e fundit të projektit nën hashtagun

#dw_BalkanBooster në Facebook, Twitter dhe Instagram

ose në faqen tonë të internetit: https://www.dw.com/sq/fokus/balkan-booster/s-50455508