1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merreni seriozisht! Thirrja e Guterres për liderët botërorë

30 Dhjetor 2025

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u drejtohet liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët. Konfliktet në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

https://p.dw.com/p/567Lu
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para mikrofonit, pas tij flamuri i OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi në mesazhin e tij për Vitin e Ri: “Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen.”Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Merreni seriozisht! Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guterres thirrje liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët.

"Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.", tha Guterres në fjalimin para Vitit të ri, duke theksuar, se e gjitha kjo ndodh, ndërsa konfliktet vazhdojnë të rriten në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në afërsi të Kiyvit
Rreth 4 vjet zgjat lufta në Ukrainë - Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftimin e luftërave.Fotografi: State Emergency Service of Ukraine/Handout via REUTERS

Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona, kërkoi Guterres. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u drejton thirrje udhëheqësve kudo në botë: Merreni seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Dhe i bëj thirrje të gjithë atyre që e dëgjojnë këtë mesazh: Luani rolin tuaj. E ardhmja jonë varet nga guximi ynë kolektiv për të vepruar." Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi në mesazhin e tij për Vitin e Ri: "Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen.”