Testohet koalicioni federal
18 Shtator 2006Partia e Merkelit, Unioni Kristiandemokrat, pësoi humbje të lehtë në Meklenburg, në Berlin rezultati ishte më i dobët. Shkak për këtë është pjesërisht edhe politika partiake në secilin land.
Një gjë kishte dalë që më parë në pah nga anketimet parazgjdhore: Në të dyja landet votuesit donin t'i mbanin kryeministrat socialdemokratë, në Berlin më shumë se në Meklenburg. Por ata donin përbërje të tjera qeveritare. Në Meklenburg koalicion me Unionistët, ndërsa në Berlin të Gjelbrit.
Do të ishte e gabuar të mendoje se ky rezultat nuk ka të bëjë me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë federale. Por qytetarët janë të pakënaqur edhe me politikën në lande, prandej edhe shumë prej tyre ua dhanë votat partive, që nuk janë të përfaqësuara as nëpër lande e as në federatë, Të Gjelbërve në Berlin, liberalëve në Meklenburg dhe të djathtëve nacionaldemokratë.
Kjo duhet të shihet edhe si protestë. Edhe në Berlin pati gati 13 për qind të votave që shkuan në adresë të partive të vogla, por asnjëra nga ato nuk e kaloi barrierën e pesëpërqindshit, si nacionaldemokratët në Meklenburg. Ky rezultat sigurisht që është një shkak për të hedhur një vështrim më të kujdeshëm në spektrin e djathtë të shoqërisë, por kurrsesi shkak për të pasur frikë nga rikthimi në pushtet i naziztëve. Ekstremistët e djathtë kanë hyrë shpesh në parlamentet e landeve gjermane, por po ashtu edhe kanë dalë shpejt.
Deri në pranverën e vitit 2008 nuk do të ketë zgjedhje të tjera të rëndësishme në Gjermani. Për qeverinë federale ky është një shans i mirë që të vazhdojë rrugën e reformave pa u shqetësuar. Po e bëri mirë punën, partitë e koalicionit do të mund t'i rifitojnë prapë zgjedhesit e tyre, në mos fatura e ardhshme do të jetë edhe më e shtrenjtë.