1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Terrori: nga Pakistani në San Bernardino

Shamil Shams8 Dhjetor 2015

Pas masakrës së fundit në SHBA, Pakistani ndodhet nën akuza, si eksportues i terrorit. Eksperti i islamizmit që jeton në SHBA, Arif Jamal i shpjegon DW se pse duhet ta marrë seriozisht rrezikun Uashingtoni.

https://p.dw.com/p/1HItI
Arif Jamal
Fotografi: privat

Pas masakrës në një institucion social në SHBA, Pakistani ndodhet sërish nën akuza, si eksportues i terrorit. Eksperti i islamizmit që jeton në SHBA, Arif Jamal i shpjegon DW se pse duhet ta marrë seriozisht rrezikun Uashingtoni.

DW: Cilat janë kontaktet që kishin atentatorët e San Bernardino-s, Tashfeen Malik und Syed Farook, me grupe radikale islamike në Pakistan? Si i ka ndikuar kjo lidhje vrasjet e tyre?

Arif Jamal: Nuk kemi ende të dhëna të sigurta për lidhjet midis vrasësve të disafishtë të San Berndardinos dhe grupeve radikale islamike në Pakistan apo diku tjetër. Tashfeen Malik ishte deri para disa vitesh një grua krahasimisht liberale dhe moderne në familjen e saj, e cila është me origjinë nga familja Punjab. Disa anëtarë të familjes thuhet se kanë bërë pjesë në grupin terorrist "Ahlay Sunnat wal Jamaat". Por nuk kemi të dhëna që të na bëjnë të besojmë se edhe ajo ishte pjesëtare e këtij grupi. Veç kësaj, Universiteti Bahauddin Zakariya në qytetin Multan, ku studioi Malik, është një qendër e grupeve islamike. Megjithëse indoktrinimi duhet të ketë nisur shumë herët, ne konstatojmë një ndryshim radikal tek ajo para disa vjetësh, para së gjithash pas shpërnguljes së saj në SHBA. Duket se e kanë ndikuar organizata islamike në SHBA.

Si e shikoni deklaratën e "Shtetit Islamik" (IS) se "mbështetësit" e tij e zhvilluan sulmin në SHBA? Çfarë duhet kuptuar me "mbështetës"?

Mund të besohet se ekzekutorët e San Berndardino-s janë ndikuar nga thirrja e IS për luftë kundër Perëndimit të pafe, edhe pa marrë mbështetje konkrete nga grupi ekstremist i Lindjes së Afërt. Përfundimet që kemi të çojnë qartë në këtë përfundim. Thirrja e IS për xhihad kundër Perëndimit u drejtohet njerëzve, që janë indoktrinuar tashmë dhe që presin vetëm një nxitje për dhunë. IS duket se ka sukses me strategjinë e tij për të destabilizuar shtetet perëndimore.

Çfarë i bën shtyn myslimanët në SHBA në krahët e grupeve si të IS?

Shkaku kryesor që myslimanët në SHBA dhe tjetërkund mrekullohen për xhihadizmin është sindroma e viktimës. Xhihadizmi u përcjell atyre, se janë të pafetë fajtorë për dështimin e myslimanëve si individë dhe si komunitet (Umma). Të pafetë duhet të luftohen, sipas shkrimeve islamike.

Në ç'masë i ndikon vahabizmi arab, të cilin shumë ekspertë e konsiderojnë për nxitësin ideologjik të grupeve xhihadiste në botë, myslimanët në SHBA?

Interpretimet vahabiste dhe salafiste të Kuranit dhe të fjalëve të Profetit (Hadith) janë fillesa e përhapjes së xhihadizmit të përbotshëm, modern. Në dallim nga grupe të tjera të fesë islame, vahabizmi dhe salafizmi mësojnë një interpretim fjalë për fjalë të shkrimeve islamike. Synimi i salafizmit është ngritja e një kalifati si në kohët e hershme islame, kur myslimanët ndodheshin vazhdimisht në luftë me pjesën tjetër të botës. Tri grupet më të mëdha xhihadiste - IS, Jamaat ud-Dawa (ose Lashkar-e-Taiba) dhe Boko Haram janë salafiste.

Arif Jamal është gazetar i pavarur në SHBA. Ai ka shkruar disa libra, midis tyre: Call for Transnational Jihad: Lashkar-e-Taiba 1985-2014.