1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teodor Herzl dhe hebraizmi fetar

Igal Avidan3 Korrik 2004

Simpozium në Vjenë

https://p.dw.com/p/ArGv
Theodor Herzl, themeluesi i sionizmit
Theodor Herzl, themeluesi i sionizmitFotografi: dpa


Teodor Herzl, i cili vdiq me 3 korrik 1904, nuk ishte hebre konservator. Shteti hebre nuk do të behet teokraci siguronte babai i sionizmit. Nga ana tjeter Herzl pohoi në kongresin e sionisteve 1897 se "sionizmi është kthimi ynë tek hebraizmi, perpara se të kthehemi në vendin e hebrenjeve. Duhet të krijojmë në lloj të ri hebrenjsh, që të mund të shpetojnë vetë veten." Për temen "Herzl dhe hebraizmi fetar" u zhvillua të mërkuren dhe të enjten në Vjenë një seminar nderkombetar, i cili trajtoi edhe çështje aktuale të politikës izraelite.
100 vjet pas vdekjes së Teodor Herzl, themeluesit të sionizmit, vazhdojnë të zhvillohen diskutime për marrëdhëniet mes popullit të Izraelit dhe Izraelit si vend. Nechemia Gang, kryetar i lëvizjes fetare sioniste Misrachi në Vjenë e ka organizuar kete simopozium.
"Sepse jam i mendimit, se tema "Herzl dhe hebraizmi fetar" nuk ka qenë aktual vetem në të kaluaren dhe është diskutuar në mënyre shumë emocionale, por është një temë që edhe në të tashmen luan rol në qëndrimin e hebraizmit fetar ndaj shtetit të Izraelit, ndaj sionizmit. Dhe kjo është ajo që më ka mrekulluar në kete çeshtje."Ideja që Herzl e formuloi në librin e tij "shteti hebre" ishte se hebrenjtë janë një popull dhe jo vetem një bashkesi fetare, dhe se ky popull ka nevojë për një vend, ku hebrenjtë mund të jetojnë të mbrojtur nga përndjekjet antisemite. Për dy arsye rabine drejtues fetare (ortodokse dhe liberale) e kundershtuan kete ide dhe lëvizjen sioniste. Ata nuk donin kthim në vendin e premtuar dhe e shihnin veten si qytetare besnikë të shteteve të tyre kombetare, thotë Jaakov Zuur i universitetit Bar-Ilan në Izrael.

"Një rabin liberal mendon, se historia hebreje me shkaterrimin e tempullit ka hequr dorë nga një shtet nacional dhe se hebrenjtë tani duhet të perpiqen, të jetojnë me popujt e tjere. Ortodokset ishin kunder për një arsye tjeter. Jo të ecim para parashikimit, kjo e gjitha ka lidhje me parashikimin, vullnetin e zotit, ku dhe kur do të vijë Mesia. Dhe e gjitha që ne mund të bëjmë është të jemi ebrej të rregullt dhe të shpresojnë se ai do të vijë shpejt. Cdo politikë reale nuk ka të bëjë aspak me hebrenjtë, por përkundrazi është kunder hebraizmit."

Një numër i madh i hebrenjve fetare, në rradhë të parë në Evropën Lindore, ku diskriminimi dhe përndjekja e hebrenjve është shumë më e fortë se sa në perendim, u bënë perkrahes besnike të Herzlit dhe sionizmit. Për motivet e sionisteve fetare, që perbënin një të treten e delegateve të kongreseve sioniste, Ahuwa Lebel thotë:

"Delegatët fetare, që mbështesnin Herzlin e bënin këtë për arsye pragmatike, duke besuar, se Herzl mund të realizonte mallin e hebrenjve për në Zion. Ata e kishin parë se ai ishte aktiv dhe merret me një vizion, i cili mund të ndryshonte historinë. Ata i besonin se as asimilimi dhe as emancipimi nuk mund të shpetojnë popullin hebre, por vetem një vend të sigurtë. Rabini Jitshak Jakob Reines, themeluesi i lëvizjes Misrachi, studjoi me hollësi se kush është Herzl dhe cilat janë qëllimet e tij, perpara se të bëhej ithtar i tij i flaktë. Ai e quante Herzlin engjell dhe të derguar të të perjetshmit, që do ta çlironte popullin hebre nga pesha e mergimit dhe do ta shpinte në vendin e Izraelit."

Hebrenjtë fetare e përbushen detyren e tyre për popullimin e vendit të Izraelit, duke mbeshtetur financiarisht bashkesitë hebreje në Palestinën e dikurshme, përderisa kolonet nuk ngrinin pretendime kombetare për kete vend. Pas pogromit të tmerrshem në Kishinjev të Rusisë 1903 shumica e sionistëve fetare ishin për planin e një shteti hebre të Herzlit jo në Izraelin e sotëm, por në Uganda, për të shpetuar jeten e hebrenjve.
Ahuwa Lebel, i cili është përgjegjes për sistemin nacional-fetar shkollor në ministrinë izraelite të arsimit, thotë:
"Ne themi: kush shpëton vetem një shpirt, shpeton gjithë boten". Ne bëjmë dallim ndermjet mjetit dhe qëllimit, dhe qëllimi shenjteron të gjitha mjetet. Atëherë duhet të shpetonim hebrenjtë nga perndjekesit e tyre, nga pogromet dhe antisemitizmi i padurueshem. Nxenesit tanë sot habiten, që lëvizja jonë përkrahte vendosjen tonë në Uganda, por ne u shpjegojmë, se edhe sot do të pranonim kompromise në lidhje me territoret, nqs permes kësaj mund të shpëtojmë jetën e hebrenjve."