Me vendosjen e tarifave 100 përqind ndaj mallrave serbe, Kosova ka bërë që në vend të mos hyjnë mallra serbe.
Nëntë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 përqind për të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, asnjë mall nga Serbia nuk hyn më në Kosovë. Por, përkundër presionit në terren dhe rritjes së kontrolleve policore, Beogradi po gjen mënyra për të siguruar furnizimin e popullatës serbe në Kosovë me produkte të Serbisë.