1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wadephul në Ankara thirrje për fundin e shpejtë të luftës

13 Mars 2026

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Wadephul bën thirrje për një angazhim të përbashkët politik të Europianëve dhe vendeve përreth Gjirit Persik për të mundësuar një fund të shpejtë të luftës së Iranit.

https://p.dw.com/p/5AJXZ
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul duke biseduar me homologun turk Fidan në tryezë gjatë takimit në Ankara.
Wadephul bën thirrje që të arrihet me rrugë diplomatike fundi i luftës së Iranit. Fidan dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, dhe i cilëson si jo legjitime sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.Fotografi: Murat Gok/Anadolu/picture alliance

Në një takim me homologun e tij turk Hakan Fidan në Ankara Wadephul tha, se ka "bindjen, që vetëm me një rrugë diplomatike mund të arrihet një zgjidhje e besueshme dhe e pranueshme." Wadephul tha, se nga udhëtimi ditët e fundit në vendet e Lindjes së Mesme ka arritur në një konstatim thelbësor, se "ne duhet t'i harmonizojmë interesat e përbashkëta të rajonit të Gjirit Persik, por edhe të vendeve fqinj me të". Sipas tij, është shumë e rrezikshme që Irani po i intensifikon edhe më tej tensionet sulmet ndaj fqinjëve të vet në rajon dhe veçanërisht në Gjirin Persik. Kreu i diplomacisë gjermane bën thirrje për një fund të shpejtë të luftës së Iranit. 

Edhe ministri turk Fidan i dënoi sulmet e Teheranit ndaj shteteve të Gjirit Persik, por njëkohësisht e cilësoi si jo legjitim edhe sulmin e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit. Wadephul deklaroi, se në sfondin e pranimit të refugjatëve sirianë nga Turqia më 2015, është e drejtë si një masë paraprake që Ankaraja të trajtojë çështjen e një vale të re refugjatësh nga lufta e Iranit. Sipas ministrit gjerman, deri tani nuk duket të ketë valë refugjatësh. "Por ne kemi një interes të përbashkët, që ta parandalojmë këtë."

Hakan Fidan dhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann David Wadephul takohen përzemërsisht
BE ka frikë nga një valë e re refugjatëshFotografi: Turkish Foreign Ministry/Anadolu/picture alliance

Turqia: Nuk lejojmë nxitjen e një lufte civile në Iran 

Turqia nga ana e saj tërheq vëmendjen, për të mos nxitur një luftë civile në Iran. Turqia nuk do t'i lejojë askujt, të farkëtojë të tilla plane, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në konferencën e përbashkët të shtypit me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul. "Ne refuzojmë plane, që synojnë të nxisin një luftë civile në Iran dhe të provokojnë konflikte në linjat e kufijve entik dhe religjoz", tha Fidan. "Ne paralajmërojnë ndaj kësaj. Askush nuk duhet të ndjekë të tilla fantazi."

 

dpa/ard