1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm i pёrgjakshёm nё njё sinagogё nё Pittsburgh

28 Tetor 2018

Njё burrё i armatosur vrau njёmbёdhjetё vetё dhe plagosi shumё tё tjerё nё njё sinagogё nё metropolin e SHBA-sё Pittsburgh. Sulmi ndodhi gjatё njё ceremonie pёr njё fёmijё tё vogёl.

https://p.dw.com/p/37H5X
USA Kriminalität l Schüsse an Synagoge in Pittsburgh
Fotografi: picture-alliance/AP/A. Wimley

Dorasi i pandehur u dorёzua dhe u arrestua, sikurse njoftoi njё zёdhёnёs i policisё. Ka pasur "njё sёrё viktimash nё brendёsi tё sinagogёs" u bё e ditur. Sulmi ndodhi gjatё njё ceremonie pёr njё fёmijё tё vogёl. SIpas tё dhёnave zyrtare megjithatё fёmijёt nuk janё plagosurPёr motivet e dorasit nuk ka tё dhёna, me shumё gjasё sulmi ka tё bёjё me njё krim nga urrejtja. Ministri i Drejtёsisё dhe Prokurori i Pёrgjithshёm Federal nё SHBA Jeff Sessions tha, se atentatorin mund ta kёrcёnojё njё dёnim mё vdekje.

Sipas tё dhёnave tё drejtuesit tё autoriteteve tё sigurisё sё qytetit, Wendell Hissrich, ka pasur njёmbёdhjetё tё vdekur. Gjashtё vetё janё plagosur ndёr ta edhe katёr policё.

Pak masa sigurie

Nё sinagogёn "Tree of Life" nё kohёn e sulmit ishin mbledhur dhjetra besimtarё nё njё shёrbesё fetare. Ish-kryetari i komunktetit tё sinagogёs, Michael Eisenberg, tha nё televizion, se po zhvillohej njё shёrbesё e zakonshme Shabat dhe dyert kishin tё hapura. Masat e sigurisё kanё qenё shumё mё tё pakta se nё ditё festash tё mёdha.

USA Kriminalität l Schüsse an Synagoge in Pittsburgh
Fotografi: picture-alliance/AP/P. Panchak

Sipas mediave autori i sulmit ёshtё njё burrё 46 vjeҁar nga Pittsburghu. Vet atentatori ёshtё qёlluar dhe po trajtohet nё spital. Ai mbante me vete disa armё zjarri. Sipas tё dhёnave ai i posedonte legalisht kёto armё.

Postimet e tij nё rrjetet sociale janё tё mbushura me deklarata antisemitiste. Gjatё tё shtёnave, sipas mediave, atentatori ka lёshuar parrulla antisemitiste.

Reagimet: Dёnohet ashpёr sulmi

Presidenti i SHBA-sё Donald Trump e cilёsoi sulmin "absolutisht tё ligё". Ai u shpreh, se ka njё klimё "urrejtjeje" nё SHBA dhe se duketqartё qё kemi tё bёjmё me njё krim antisemitist.

Presidenti ndodhet ndёrkohё nё fushatё elektorale nё shtetet federale Indiana dhe Illinois. Ai do tё udёhtojё pёr nё Pittsburgh.

Kancelarja Angela Merkel e dёnoi sulmin nё SHBA. "Unё jam nё zi pёr tё vdekurit nё Pittsburgh, qё me sa duket janё viktimё e urrejtjes antisemitiste", u shpreh kancearja. "Ne duhet t'i kundёrvihemi me vendosmёri kudo", shtoi ajo.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu e dёnoi sulmin. Ai tha, se "ky ёshtё njё brutalitet i tmerrshёm antisemitist". "Ne qendrojmё pёrkrah komunitetit hebre nё Pittsburgh. Ne qendrojmё  pёj rkrah popullit amerikan" nё sfondin e kёtij "sulmi vrastar", tha ai nё njё video-mesazh.

jmw/AR (afp, rtr, dpa)