1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses apo sanksione?

AG22 Dhjetor 2005

Bashkimi Europian dhe Irani parimisht kanë rënë dakord për të vazhduar bisedimet rreth programit kontrovers nuklear

https://p.dw.com/p/Aqrk
Pamje simbolike e Bashkimit Evropian
Pamje simbolike e Bashkimit Evropian

Suksesi erdhi pasi diplomatët nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania takuan zyrtarët iranianë në Vjenë. Para se diplomatët europianë të shkonin në këtë takim, ata shfaqën pak shpresa për rifillimin e negociatave të cilat u ndërprenë në muajin gusht. Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur Irani rifilloi me procesin e pasurimit të Uraniumit. Por tani shefi i delegacionit të Iranit ka thënë se bisedimet duhet të fillojnë në janar. Ndërsa diplomatët europianë janë më kaotikë,ata bëjnë të ditur, se do të konsultohen me qeveritë e tyre si dhe thonë që bisedimet e janarit do të zhvillohen vetëm rreth kornizës së negociatave.

Bashkimi Europian i përfaqësuar nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania është duke udhëhequr përpjekjet diplomatike për të bindur Iranin, për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit-proces, nga i cili mund të krijohen materiale për armë bërthamore. Irani pohon se programi nuklear është tërësisht paqësor. Por deklaratat e mëparshme të Presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad se Izraeli duhet shuar nga harta kanë shkaktuar brengosje në shkallë ndërkombëtare.

Ali Safavi nga Këshilli i Rezistencës Kombëtare Iraniane thotë, se Bashkimi
Europian nuk ka qenë mjaft i ashpër ndaj Teheranit. Safavi: Fatkeqësisht, jemi këtu ku jemi sot me Ahmedinaxhadin për shkak të vetëkënaqësisë europiane. Sepse ata nuk ndërmorrën veprime adekuate ndaj sjelljes reale të Iranit.

Ende nuk është e qartë nëse bisedimet e parapara për muajin janar do të çojnë në negociata të nivelit të lartë.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kjo është e papranueshme dhe se ata do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sanksione nëse Irani vazhdon ta ndjekë këtë rrugë. Dhe shanset për këtë janë shtuar ndjeshëm qëkur Mahmud Ahmedinaxhad, kryetari iranian i vijës së ashpër deklaroi, se Izraeli duhet të shuhet nga harta si dhe bëri thirrje që të zhvendoset në Gjermani ose Austri.

Abbas Milani një politolog në Unviversitetin e Stanfordit thotë se tani politika nukleare e Iranit po udhëhiqet nga liderë fetarë. Milani: Mendoj se ende politika nukelare është duke u bërë nga Khomeini, dhe se grupi i ri është duke u bërë gjithnjë e më i fortë si dhe është duke provuar që të ndryshojë përbërjen e ekipit negociator duke i sjellur njerëzit e tyre.

Dakordimi për të vazhduar bisedimet nuk përjashton mundësinë që në takimin e ardhshëm në Këshillin e Sigurimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike të rekomandohen sanksione për Iranin. Ndërsa nga ana tjetër, Teherani nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndaluar pasurimin e uranit ose të heqë dorë nga qëllimet nukleare.