1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stajnmajer viziton Ukrainën

Esther Hartbrich1 Mars 2006

Gjatë një vizite në Kiev ministri i jashtëm Frank Valter Stajnmajer inkurajoi Ukrainen që të ndërmarrë reforma të tjera. Varet vetë nga Ukraina se sa shpejt do t'i afrohet ajo NATO-s dhe BE tha Steinmajeri të martën.

https://p.dw.com/p/Ar1E
Ministri Stajnmajer dhe Presidenti Jushçenko
Ministri Stajnmajer dhe Presidenti JushçenkoFotografi: AP

Pas takimit me kolegun e tij ukrainas, Boris Tarasjuk, ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Stajnmajer dhe homologu i tij Boris Tarasjuk dolën para shtypit. Tarasjuku theksoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në marrëdhëniet me jashtë të vendit të tij. Ai tha:

"Ne i shohim shumë pozitivisht marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona. Gjermania është nga vendet e BE partneri tregtar numër 1 dhe pas Rusisë numër 2. Shumica e investimeve të drejtpërdrejta në Ukrainë vijnë nga Gjermania."

Frank Valter Stajnmajer deklaroi se reformat që e futën vendin pas revolucionit të portokalltë në politikë, drejtësi dhe ekonomi i mbështesin jo vetëm qeveria gjermane, por edhe populli gjerman. Ai tha se në vazhdën e këtij vendi janë parashikuar sërish konsultime gjermano-ruse. Vitin e kaluar ato u anulluan për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Krahas marrëdhënieve gjermano-ukrainase u fol edhe për BE dhe për perspektivën e vendit për t'u anëtarësuar në BE dhe në NATO. Stajnmajer-i kërkoi mirëkuptim që Ukraina nuk mund të bëhet aktualisht anëtar i BE.

Por ai sqaroi edhe se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e BE me Ukrainën. Një marrëveshje pasuese partneriteti dhe bashkëpunimi- aktualja skadon në vitin 2008, duhet ta marrë parasysh këtë fakt.

"Pas dështimit të dy referendumeve në Francë dhe në Hollandë për kushtetutën evropiane te ne po zhvillohen diskutime për kufijtë, aftësinë për pranim dhe identitetin e BE. Por megjithatë, Ukraina ë shtë objekt i një politike intensive partneriteti, me të cilën bëhen përpjekje, që hapësira pranë BE të ngrihet në nivelin e vetë BE."

Pas një takimi me presidentin e Ukrainës Viktor Jushçenko, Stajnmajer do të mbajë një referat në Universitetin e Kievit.

Katër javë para zgjedhjeve parlamentare të pritura me tension në Ukrainë shkojnë shumë politikanë të huaj. Të mërkurën në Kiev do të shkojë kryetari i komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut Ruprecht Polenz. Të martën në Kiev qëndron për vizitë edhe presidenti polak Leh Kaczinki. Aktualisht punët duken sikur kundërshtarët e revolucionit të portokalltë në Ukrainë do të fitojnë më shumë se 30% të votave, duke fituar në këtë mënyrë edhe zgjedhjet. Megjithatë, Viktor Janukovici, kundërshtari i presidentit Jushcenko deklaroi se do t'i përmbahet kursit evropian.