Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të drejtat e pakicave, të drejtat e pronësisë dhe uljen e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE.
Ajo që po ndodh në politikën e ditës në Tiranë, është gatishmëria e qeverisë për bisedime me opozitën, por "pa negociuar mandatin e qeverisë deri kur të vijnë zgjedhjet parlamentare të rradhës". Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, rrëzimin e qeverisë së tij dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.