1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sport: Futboll/Lojërat Olimpike Dimërore/Ski

Elert Ajazaj18 Shkurt 2009

Futboll: Detyra të vështira i presin klubet gjermane në kupën UEFA

https://p.dw.com/p/Gwi3
Ndeshje Milano-WolfsburgFotografi: picture-alliance/ dpa

Futboll: Katër klubet gjermane në raundin e 32 ekipeve të fundit në kupën UEFA i presin sot detyra të vështira. Verder Bremen-i ndeshet me Milanin, shtatë herë fitues i këtij titulli. Volfsburgu udhëton në Paris për t'u takuar me Paris St. Germain-in. Hamburgu luan në Holandë kundër Nijmegen-it, ndërsa Shtutgarti përballet me mbajtësin e titullit, Zenitin e Shën Petërburgut.


Lojërat Olimpike Dimërore: Rusia e ka shkurtuar me 15 për qind buxhetin vendet ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore 2014. Me këto fjalë u citua zëvendëskryeministri rus, Dmitri Kozak, gjatë një takimi me kryeministrin, Vladimir Putin. Në nëntor Rusia kishte planifikuar 12 miliardë euro për fushat sportive të lojërave në Soçi pranë Detit të Zi, por ka hasur vështirësi ekonomike prej krizës globale.


Ski: Në kampionatin botëror të dygarëshit në ski gjermanja Kati Wilhelm fitoi edhe një tjetër medalje të artë. 32 vjeçarja fitoi garën individuale të 15 kilometrave. Më parë Wilhelm kishte fituar medaljen e artë në sprint dhe atë të argjendtë në garën e ndjekjes.