1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Societe Generale tërhiqet nga Shqipëria

2 Gusht 2018

Banka e madhe franceze Societe Generale vazhdon tërheqjen e saj nga tregjet e vogla. Ajo ka vendosur të shesë degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari.

https://p.dw.com/p/32UFg
Frankreich Hauptquartier von Banque Societe Generale in der Nähe von Paris
Fotografi: Reuters/C. Platiau

Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t'i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare. Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes  bën të ditur agjencia Reuters.

Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqëndrohet tek tregjet e rëndësishme. Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.