Socialdemokratët drejtohen nga trio përkohësisht deri në zgjedhje | Gjermania | DW | 03.06.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Socialdemokratët drejtohen nga trio përkohësisht deri në zgjedhje

Partia Socialdemokrate gjermane që pësoi një tronditje të fortë pas dorëheqjes së papritur të kryetares, Andrea Nahles, pritet të drejtohet përkohësisht nga një trio politikanësh.

Manuela Schwesig, Malu Dreyer und Thorsten Schäfer-Gümbel (picture-alliance/dpa/S. Stein)

Manuela Schwesig, Malu Dreyer dhe Thorsten Schäfer-Gümbel (nga e majta)

Pas dorëheqjes së papritur të kryetares së Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles pritet që kjo parti të drejtohet deri në zgjedhjet e reja për kreun e partisë nga një trio politike. Sipas mediave, politikanë kryesorë të partisë kanë propozuar tre emra; dy prej tyre janë kryeministre në landet gjermane, Manuel Schwesig kryeministre e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Malu Dreyer në Renani-Pfalc dhe kreun e degës së landit të Hesenit, Thorsten Schäfer-Gümbel. Kryesia e partisë konsultohet të hënën për këto propozime.

Andrea Nahles, SPD (Getty Images/S. Gallup)

Andrea Nahles

Të hënën (03.06), Andrea Nahles u dorëhoq edhe zyrtarisht si kryetare e SPD. Pas kësaj ajo u largua nga seanca e kryesisë në selinë Willy Brandt me fjalët "kalofshi mirë". Kryesia vazhdoi konsultimet pa Nahles. Ndër të tjera diskutohet edhe për zhvillimin para kohe të kongresit të partisë, që do të bënte një bilanc të gjysmës së mandatit të koalicionit të madh. Nga ky kongres, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në dhjetor, varet shumë edhe fati i koalicionit qeverisës në Gjermani do të zgjedhë edhe kryetaren apo kryetarin e ri të partisë.

 

la/(dpa,afp)