1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialdemokratët - një trio drejtuesish deri në zgjedhje

3 Qershor 2019

Partia Socialdemokrate gjermane që pësoi një tronditje të fortë pas dorëheqjes së papritur të kryetares, Andrea Nahles, pritet të drejtohet përkohësisht nga një trio politikanësh.

https://p.dw.com/p/3JemD
Manuela Schwesig, Malu Dreyer und Thorsten Schäfer-Gümbel
Manuela Schwesig, Malu Dreyer dhe Thorsten Schäfer-Gümbel (nga e majta)Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Stein

Pas dorëheqjes së papritur të kryetares së Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles pritet që kjo parti të drejtohet deri në zgjedhjet e reja për kreun e partisë nga një trio politike. Sipas mediave, politikanë kryesorë të partisë kanë propozuar tre emra; dy prej tyre janë kryeministre në landet gjermane, Manuel Schwesig kryeministre e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Malu Dreyer në Renani-Pfalc dhe kreun e degës së landit të Hesenit, Thorsten Schäfer-Gümbel. Kryesia e partisë konsultohet të hënën për këto propozime.

Andrea Nahles, SPD
Andrea NahlesFotografi: Getty Images/S. Gallup

Të hënën (03.06), Andrea Nahles u dorëhoq edhe zyrtarisht si kryetare e SPD. Pas kësaj ajo u largua nga seanca e kryesisë në selinë Willy Brandt me fjalët "kalofshi mirë". Kryesia vazhdoi konsultimet pa Nahles. Ndër të tjera diskutohet edhe për zhvillimin para kohe të kongresit të partisë, që do të bënte një bilanc të gjysmës së mandatit të koalicionit të madh. Nga ky kongres, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në dhjetor, varet shumë edhe fati i koalicionit qeverisës në Gjermani do të zgjedhë edhe kryetaren apo kryetarin e ri të partisë.

 

la/(dpa,afp)