1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sida dhe pengesat burokratike

Josefat Charo1 Dhjetor 2005

Në Kenia një pjesë e madhe e ndihmave ndodhen në kontot e qeverisë

https://p.dw.com/p/ArN6
Dita boterore e sides ne Berlin
Dita boterore e sides ne BerlinFotografi: AP

Në luftë kundër përhapjes së sidës Kenia duhet të luftojë në të njëjtën kohë në dy fronte. Krahas përpjekjeve për të pajisur me ilaçe njerezit tashmë të infektuar e për të penguar infektimet e tjera ndihmësit duhet të luftojnë për sigurimin e projekteve të financimit. Një pjesë e madhe e parave që ishte vënë në dispozicion para disa vjetesh nga fondi global i OKB-së për sidën ndodhet ende në xhirokontot e qeverisë. Nga 30 milionë banorët e Kenias sipas vlerësimeve zyrtare dy miliono janë të infektuar me sidë, më shumë se 200 000 prej tyre kanë nevojë urgjente për ilaçe. Paratë janë, por shpesh ndihma vjen me shumë vonesë. Rrjetet e organizatave të vetëndihmes në Kenia ankohen, se ndihma vjen shpeshherë, kur të sëmuret ka kohe që kanë vdekur nga sida. Në zonat rurale shpesh ndodh, që paratë për ilace vihen në dispozicion një vit pas vdekjes së pacientit. Para pesë vjetesh qeveria keniane deklaroi se do të nisë luftën kunder sides, por mullinjtë e institucioneve shtetërore bluajnë shumë ngadalë. Kur është fjala për blerjen e ilaçeve për të sëmurët nga sida mund të zgjasë 6 apo 7 muaj që ata të arrijnë në vend, ndersa të sëmurët vazhdojnë të vdesin. Madel Odima e ka kete problem çdo ditë para syve. Ajo punon në një organizatë joqeveritare, që mbështet të sëmurët me sidë në kryeqytetin Nairobi.
"Njerëzit vdesin, sepse nuk marrin ilaçe dhe ilaçet që ekzistojnë, gjenden të magazinuara diku dhe prishen, sepse askush nuk kujdeset për to. Qeveria duhej të përpiqej për të përshpejtuar procedurën e burokracisë. Dhe duhej të garantonte, që ndihma financiare të shkojë me të vertetë tek pacienti. Institucionet shteterore mund të bashkëpunonin psh edhe me organizatat përkatese joqeveritare."
Edhe sponzorët e huaj shprehin dyshime për aftesinë e qeverisë. Kështu Warren Kuckingham, përfaqësues rajonal i organizates amerikane USAIDS thotë se edhe paratë e dhuruara para vitesh nuk janë shpenzuar akoma për bjerjen e medikamenteve.
Mjetet nderkombetare financiare për luftën kundrë sidës dergohen fillimisht në ministrinë e financave. Që andej paratë dergohen në keshillin kombetar të sidës. Në këtë insitucion shteteror mund të kerkojnë mjete organizatat e ndihmës. Kur plotësohen dhe nënshkruhen të gjithë formularët përkatës, këshilli i sidës i con paratë fillimisht në një agjensi të veten për financat dhe administrimin.
Organizata të medha dhe të njohura marrin pastaj paratë normalisht pa probleme. Organizatat e vogla të ndihmës dhe iniciativat duhet të paraqesin përpara çdo rangu administrativ rekomandimet dhe dokumentet përkatese. Edhe nqs shërimi i të sëmurëve shtyhet gjithnjë, Madel Odima e ndihmës kundër sides në Nairobi e argumenton kontrollin.
"Fundja janë pacientët, që vuajnë nga e gjithë burokracia. Por ne nuk mund të bëjmë përgjegjëse për këtë vetëm qeverinë, që ndihmat nga fondi global i sidës nuk janë paguar më parë. Disa hapa duhen respektuar, si psh mbushja dhe nënshkrimi i formularëve, për të kerkuar paratë. Ky është problemi më i madh për organizatat humanitare joshtetërore. Por megjithatë është me rëndësi që ka kontrolle. Janë bërë të ditura raste, në të cilat qeveria u ka dhënë para organizatave humanitare, që ekzistonin vetëm si emër. Organizata të tjera joqeveritare që veprojnë me të vertetë u kritikuan, se perfitojnë në rradhë të parë nga të sëmurët me sidë dhe fusin më shumë në xhepat e tyre. Odima Madel njeh shëmbuj të tillë.
"Në një periferi të Nairobit, Korogocho ka rreth 100 organizata joqeveritare. Nuk mund të mos mendosh se ndihmësit nuk kujdesen që të marrin për vete. Unë do të thoja, se vetëm 40% e organizatave punojnë shumë për pacientët e sidës, për të mundësuar shërimet dhe për të gjetur ilaçet, apo për të bërë punë sqaruese. Por ka edhe prej atyre që i shfrytezojnë pacientet vetëm për të marrë para nga fondet. Psh i filmojnë të sëmurët, prodhojnë një film dokumentar që ngjall keqardhje dhe i mbajnë pastaj parate për vete."
Qëndra shteterore e sides ka garantuar se shpërdorime të tilla do të shqyrtohen dhe fajtoret do të detyrohen të paguajnë paratë. Por nuk ka metoda kotrolli. Dhe në raport me shumat, që mbeten të pashfrytezuara në kontot e shtetit, dëmi nga delet e zeza në ndihmën kunder sides është minimal.