shtypi | Studimi në Gjermani | DW | 17.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

shtypi

gazetat gjermane te dates 18.01.04

Nje nga temat qendrore me te cilen preokupohet shtypi i sotem gjerman eshte lajmi i lansuar nga New York Taims per pergatitjet amerikane per nje intervenim ushtarak kunder Iranit.Shumica e gazetave gjermane mendojne se prania e sherbimeve te fshehta amerikane ne Iran eshte shume e mundshme.Dhe ajo qe eshte e qarte eshte fakti se SHBA-te ne asnje menyre nuk do te lejojne qe Irani te ndertoje kapacitete nukleare.Ne shtypin gjerman komentohet edhe qendrimi i te rinjeve ndaj simboleve naciste ne Evrope.


Duke e marr shkas rastin e veshjes se rrobave me simbole naciste nga ana e njerit nga femijet e familjes mbreterore angleze "Mannnheimer Morgen" shkruan se per kete arsye ministri i drejtesise i BE-se, Franco Fratini, eshte duke shqyrtuar ceshtjen e ndalimit te simboleve nacionalsocialiste. 60 vjete pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore shume te rinj i konsiderojne simbolet naciste si "kull".
Te nje pjese e tyre duket se nje qendrim i ketille eshte i pavetedijshem,por tek nje pjese me e madhe e te rinjeve bartja e simboleve naciste ka te beje edhe me perpjekjen e vetedijshme per thyerjen e nje tabue.Nje marrezi te ketille te disa te rinjeve nuk duhet ta ndaloje me ligj as BE,shkruan "Mannheimer Zeitung".
"Handelsblatt" e Düsseldorfit komenton ceshtjen e mandatit te dyte te qeverisjes se presidentit Xhorxh Bush.Sipas kesaj gazete nese Bush te enjten e shpalos ne menyre programatike periudhen e dyte te mandatit te tij,atehere ai do ta shes luften kunder terrorit, si nje histori te suksesshme.Ndonese retorika e Bushit nuk eshte e njejte si me pare,ai do te vazhdoje te kremtoje ne fund te muajit edhe diten e mbajtjes se zgjedhjeve ne Irak si nje dite historike e fitores se lirise kunder tiranise.
Shkatarrimi i klikes se Sadamit ishte fillimi i nje gjuhe ideologjike te luftes.Dhe atebote, Bush u perpoqe te merr me vete ne anijen e tij edhe aleatet e vjeter perendimor.Megjithate, qellimi i SHBA-ve ne Lindjen e Mesme eshte te shnderroje kete rajon ne nje rajon te cliruar nga diktatoret,qe do te thote demokracia eshte barabarte me sigurine nga terrori.Mirepo, kjo duket edhe misionare,vlereson Handelsblat".
Gazeta e Würzburgut "Main-Post" komenton paralajmerimet se Bush mund te sulmoje Iranin.Ajo ne komentin e saj shkruan se akoma nuk ka deshmi perfundimtare se Xhorxh Bush definitivisht ka vendosur nje shtet tjeter ne Lindjen e Mesme ta sulmoje.Ne Evrope do te duheshin te ndiheshin sirenat e alarmit nese komandoset e fshehte amerikane qe disa muaji jane duke pergatitur sulme ne pozicione te Iranit.
Reagimi i Shtepise se Bardhe ndaj nje informacioni paralajmerues ne "New York Times" shume me teper nxit friken se sa dicka tjeter,vlereson kjo gazete gjermane.Me te njejten teme merret edhe gazeta e Bonit "General-Anzeiger",e cila qe ne fillim thote se egzistojne pak arsye qe te dyshohet ne lajmin se amerikanet jane ne pergatitje te nje sulmi kunder Iranit.
Nese keto pergatitje behen keshtu publike,atehere rrjedh se qeveria me vetedije te plote i ka lansuar, dhe se nuk kemi te bejme me spekulime gazetareske.Irani eshte paralajmeruar,se ne nje konflikt rreth ambicieve iraniane per arme nukleare,ne rast nevoje do te merr pergjigje ushtarake nga SHBA-te.
Sipas gezetes se qytetit te Lüneburgut "Landeszeitung", qarqet konservatore te Iranit, tek burimet atomike shofin te vetmen mundesi per tu mbrotjur nga perzierja e jashtme ushtarake,duke marr si shembull rastin e Korese Veriore.Te gjithe iranianet e ndjejne veten te rrethuar per shkak te pranise ushtarake amerikane ne Irakun fqinj.Per kete arsye, nje gje eshte e qarte:sa me shume presion mbi Tehranin,aq me te fuqishme do te jene synimet e Mullaheve per te pas bomben e vete atomike.
Per gazeten gjermane "Frankfurter Allgemeine" eshte e vertete se lajmi i lansuar per pergatitjet ushtarake amerikane per nje sulm te mundshem mbi pozicionet e kreut iranian eshte edhe nje sinjal per partneret evropian, ndermjetesues ne krizen e Iranit se, SHBA-te nuk do te lejojne Iranin te ndertoje kapacitete nukleare.Sic po duket edhe ne qeverine e dyte te Bushit ka njerez,te cilet e mbeshtesin konceptin e nderrimit te regjimeve permes gjunjezimit ushtarak.

  • Data 17.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx8
  • Data 17.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx8