1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman

6 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2T
Shtypi gjerman në fokus sot ka vonesat e trenave që janë bërë dukuri në hekururdhën gjermane, pastaj debatin për tatimet dhe mospajtimet që kanë dalur në skenë lidhur me propozimin e kryminsitrit Sharon.

Paralajmërimi i ndërmarrjes së hekururdhave për dëmshpërblim në rastet e vonesave të trenave, diskutimi për rritjen e vlerës së tatimit të shtuar dhe politka në Lindjen e afërt zotrojnë sot komnetet në shtypin gjerman. Shtypit i kushton vemëndje të vecantë ofenzivës së shefit të hekurudhës gjermane Hartmut Mehdorn për të fituar klintë të rinj. E përditshmja "Tages Shpigel" vlerëson se Hekurudha gjermane, që nga dita e djeshme ka rënë në nivelin ku ishte në kohën e pasluftës. Nëse një tren nuk do të jetë i përpiktë në orarin e tij, udhëtari do të ketë të drejtë për dëmshpërblim. Deri më tani për hekurudhën gjermane ka vlejtur një ligj nga viti 1908, sipas të cilit udhëtarit i mbetej të shpresonte në vullnetin e mirë të koncernit në rast se vonohej treni. Fakti se kjo tani do të ndryshojë, konstaton Tages Shpigel është një lajm i mirë.

"Mynhener Blat" ndërkaq, bën këtë konstatim të shkurtër dhe të saktë: "Sipërmarrja e hekurudhave premton 20 për qind të kthimit të parave nga çmimi i biletës në rast se treni vonohet më shumë se 60 minuta. Megjithatë, kjo është vetëm një mashtrim optik, sepse klientët e tramvajeve, metros dhe trenave rajonalë janë të zhgënjyer dhe nuk u besojnë premtimeve."

Ndërsa, Merkishe Odercajtung gjithnjë në këtë temë konstaton se me paralajmërimin për dëmshpërblimin e udhëtarëve hekurudha gjermane ka dokumentaur mësë miri se nuk është e përpiktë. Dhe mossaktësia e hekurudhës nuk vie për shkak se në kryqzimet hekururdhore duhet pritur deri sa të kalojnë makinat, apo për shkak të motit të keq, Jo, vonesat vijnë pikërisht për shkak të problemeve strukturore të sipërmarrjes".

Një gazetë tjetër Pforchajmer Cajtung thotë se për aq kohë sa Hekurudha synon të bëjë dëmshpërblimin për vonesa të një numri të vogel klientësh në vend se të përpiqet për të qenë e saktë në oraret e udhtimeve, për aq kohë nuk do të ndryshojnë vonesat e trenave."

Duke ndërruar temë gazeta Visbadener Kurir trajton propozimin e nënkryetarit të fraksionit kristian Fridrih Merc për rritjen e tatimve mbi vlerën e shtuar. Pikpamja e Mercit, konstaton gazeta është një ndikim reminishent nga e kaluara. Ashtu, sipas modelit të Mercit nuk mund të mblidhen para."

Gazeta prestigjioze Frankfurter Allgemajne Cajtung, ndërkaq trajton propozimin më të ri të kryeministrit izraelit Ariel Sharon për zhvendosje të popullsisë:

"Eshtë me mend dyshimi se i tërë ky aksion mund të jetë një përpjekje për të siguruar tokat në territoret "Judea dhe Samaria" për Izraelin. Kjo ka qenë dhe mbetet qëllim i banorëve relegjiozë të vendbanimeve të ngulitura izraelite në tokat palesineze ashtu si më parë dhe ata presin nga Sharoni të bëhet kumbara i tyre. Por me këtë plan nuk duhet pritur të pajtohet asnjë palestinez. Edhe ashtu militantët refuzojnë çdo gjë. Por, kjo vlenë edhe për banorët e ngulmimeve. Një zëdhënës i tyre planet për zhvendoje të popullsisë dhe kombimin e territoreve i ka cilësuar si qesharake. Mbetet të shihet, shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung" se sa seriozisht është menduar kjo dhe sa seriozisht do ta ketë Sharoni me propozimin e tij".

Rreth kësaj teme shkruan edhe Berliner Zeitung:

"Sharon thotë komentatori i kësaj të përditshme gjermane nuk po flet për tokën biblike, as për bindjet e tij të vjetra se Izraeli me vendbanimet e ngulitura po mbron ekzistencën e vet. Jo, ai po flet si një sipërmarrës spedicioni, i cili tani duhet të bëjë vetëm organizimin. Për të është krejt njësoj çfarë do të thonë partnerët e tij të djathtë të koalicionit. ndoshta atij nuk i bën përshtypje as Rripi i Gazës dhe as ato kilometra tokë të vendbanimeve të ngulitura që më nuk ia vlen t´i mbrosh. Nga sa duket atij nuk i interson Rripi i Gazës, por i intereson si ta heqë qafe sa më shpejt atë dhe të krijojë qetësi dhe siguri në vend."