1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtetet e Bashkuara i vendosin sanksione të reja Rusisë

20 Dhjetor 2018

Sanksionet e reja prekin disa institucione ruse dhe qytetarë. Po ashtu bëhet fjalë edhe për manipulimin në zgjedhjet e SHBA-së. Megjithatë, sanksionet ekzistuese kundër tre kompanive ruse do të hiqen.

https://p.dw.com/p/3AQsK
Moskau Roter Platz am Abend
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Stache

Sanksionet e reja Ministria e Financave i argumentoi me ndërhyrjen e një sulmi hakerash në Agjencinë Botërore Anti-Doping dhe aktivitete të tjera "keqdashëse" në zgjedhjet e kaluara presidenciale të SHBA-së. Sanksionet drejtohen ndaj 15 anëtarëve të shërbimit sekret rus të GRU-së. Pasuritë e personave të prekur në SHBA janë ngrirë dhe qytetarëve amerikanë iu është ndaluar të bëjnë biznes me ta. Sipas Departamentit amerikan të shtetit  në Uashington, sulmet kibernetike ndaj organizatave ndërkombëtare dhe përfshirja e disa agjentëve të shërbimit inteligjent rus në sulmet neurotoksin ndaj ish-agjentit sekret rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia në Britani në mars gjithashtu janë sanksionuar. Një tjetër ish-punonjës i GRU-së do të sanksionohet për bërje biznesi me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Të ngrihen edhe sanksione të tjera

Qeveria e SHBA kishte vendosur masa ndëshkuese kundër Deripaskas muaj më parë. Ai duhet t'i përkasë rrethit të brendshëm të presidentit Vladimir Putin. Deripaska është president i kompanisë ruse En + dhe themelues i prodhuesit të aluminit Rusal. Por pikërisht me këto dy kompani, administrata amerikane vepron me kujdes. Sanksionet ekzistuese kundër dy kompanive Deripaska, si dhe kundër një kompanie tjetër nga grupi En + duhet të hiqet përsëri në 30 ditë.

Për këtë e ka njoftuar Kongresin Amerikan, tha Ministria e Financave. Ky veprim u bë i mundur sepse kompanitë kishin ristrukturuar dhe kishin minimizuar ndikimin e Deripaskës. Për shembull, aksionet e tij në En + do të reduktohen nga 70 përqind në 44.95 përqind. Për këtë edhe Oligarku kishte hequr dorë nga posti i tij në bordin e Rusal. Deri tani, qeveria amerikane ka sanksionuar më shumë se 270 njerëz dhe kompani me marrëdhënie ruse, dhe dënimet kundër Oleg Deripaska vazhdojnë të mbeten.

 

la/(dpa,rtr)