1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësim mbesin akoma disa çështje politike që kërkojnë zgjidhje

25 Shtator 2009

Komandanti i forcave paqerujatëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler, porosit kosovarët që mos të shqetësohen për reduktimin e trupave të KFOR-it.

https://p.dw.com/p/JovY
Komandanti i forcave paqerujatëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler.
Komandanti i forcave paqerujatëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler. Autor: Bekim ShehuFotografi: DW

Gjenerali gjerman Markus Bentler, thotë se reduktimi i trupave do të ndodhë hap pas hapi dhe se ajo ka të bëjë me përmirësimin e dukshëm të situatës së sigurisë në Kosovë. Gjenerali Markus Bentler, thotë se NATO-ja do të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës që të arrijë kapacitet e saj të plota.

Deutsche Welle: Gjeneral Markus Bentler, tre javë më parë ju morët komandën e KFOR-it, cilat janë vlerësimet e para të juaja rreth situatës së sigurisë?

Marku Bentler : Lirisht mund të themi se kemi një situatë dhe një ambient të qetë në Kosovë. Këtë e them sepse sapo kam udhëtuar gjithandej Kosovës dhe situata në përgjithësi është e qetë mirëpo, akoma kemi sfida përpara. Ka vetëm dhjetë vjet që këtu ka patur luftë dhe kujtimi është akoma i freskët tek njërëzit, shqetësim mbesin akoma disa çështje politike të cilat kërkojnë zgjidhje. Kemi disa njerëz të cilët e kanë të vështirë ta lënë prapa të kaluarën, sepse ndishta kanë shumë arsye, ndoshta kanë humbur dikë, mirëpo shumica e njerëzve në Kosovë e dëshirojnë zhvillimin dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

Deutsche Welle : Ju përmendet se përpara keni disa sfida, për çfarë sfidash bëhet fjalë dhe a ndërlidhen ato me ndonjë pjesë të caktuar të Kosovës?

Markus Bentler : Ne po kërkojmë tolerancë ndëretnike, vlera tolerante dhe janë disa momente kur kërkohet që grupet etnike të jetojnë së bashku, aty po kemi tensione marrë shmebull këtu veriun e Mitrovicës. Kemi parë problemet që janë me pikat kufitare në veri të Kosovës, kemi parë dëmtimin e veturave të misionit EULEX. Pra për mua janë tejet shqetësuese sulmet ndaj automjeteve të EULEX-it. Ky mision vërtetë është një mision i respektuar dhe duhet mbrojtur. Pra një sërë sfidash kemi përpara, mirëpo këto nuk do më ndalin mua që të punojë për progres në Kosovë.

Deutsche Welle :Gjeneral, muaj më parë NATO-ja, vendosi për reduktimin e trupave nga Kosova, fillimisht më tregoni pse duhet reduktuar trupat e KFOR-it?

Markus Benter : Reduktimi i trupave që do të ndodhë hap pas hapi, kjo ka të bëjë më të arriturat në Kosovë. Në të kaluarën pasur nevojë për praninë e shumë ushtarëve në Kosovë mirëpo, tash kemi institucione të sigurisë në Kosovë, kemi Shërbimin Policor që patrullon rrugëve, kemi misionin EULEX që është i gatshëm të ndihmojë policinë dhe në raste të caktuara kur paraqitet nevoja edhe të reagojë vetë. Kosova nuk rrezikohet nga jashtë. Pra kemi një situatë të qartë kur ne duhet të reduktojmë trupat e KFOR-it dhe këtë unë do ta quaja progress.

Deutsche Welle : Në këtë linjë a planifikoni të bartni përgjegjësi të reja tek policia e Kosovës?

Markus Bentler : Realisht kjo po ndodhë. Unë kam qenë këtu në vitin 2002, komandant i trupave gjermane në jug të Kosovës dhe ne kemi bërë shumë punë që realisht i takojë policisë, kemi patrulluar nëpër rrugë, kemi kontrolluar vetura dhe të gjitha këto cështje realisht i takojnë policisë së Kosovës. Ndërsa vet emri ushtri nënkupton se ajo duhet të mbrojë vendin, duhet të mbrojë nga ndonjë sulm i jashtëm, pra patrullimet brenda Kosovës mund të kryhen nga policia dhe jo nga ushtria.

Deutsche Welle : Ju jeni gjenerali që do ta manaxhoni procesin e reduktimit të trupave të KROR-it, me shpjegoini si do të rrjedhë ky proces?

Markus Bentler : Ky plan reduktimi do të shkojë gradualisht, sepse akoma ka nevojë për diskutime politike në Këshillin e NATO-s. Por në vija të trasha, në Kosovë do të mbesin 10 mijë trupa, reduktimi do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. Megjithatë, para se të fillojë reduktimi do të bëhet një analizë e situatës së sigurisë, do të analizohet çdo detaj dhe çdo informacion që ka të bëjë më sigurinë dhe nga e gjithë kjo, do të merret vendimi për fillimin e reduktimit apo qëndrimin e mëtejshëm të trupave ekzituese të KFOR-it. Mirëpo, unë besoj se ky proces do të ndodhë sepse këtu ka përmirësime të dukshme të situatës së sigurisë.

Deutsche Welle : Nga kjo që thoni, jeni i sigurt që reduktimi i trupave të KFOR-it, nuk do të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë?

Marcus Bentler : Ne të gjitha informatat mbi procesin e reduktimit do t'i shpalosim muajt që vijnë, mirëpo në të njetën kohë në Kosovë do të arrijë një batalion austriako-gjerman për të treguar përkushtimin e aleancës për sigurinë në Kosovë. Pra dua ta dërgojë një mesazh tek njerëzit në Kosovë se NATO-ja, është e përkushtuar dhe mbetet e përkushtuar për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Deutsche Welle : General, Forca e Sigurisë së Kosovës, arriti kapacitet e para operative, cilat janë mundësitë që kjo trupë t`i bashkohet në ndonjë rast forcave paqerujatëse në operacione ushtarake?

Marcus Bentler : Me duhet ta sqaroj që FSK-ja, nuk është ushtri, është një organizatë shumëetnike me vullnetar që mund të reagojë në situata shëmbull të katastrofave natyrore kur policia nuk mund ta bëjë. Ajo mund të përfshihet në çminimin e zonave të cilat fatkeqësisht akoma janë të shumta në Kosovë. Pra FSK-ja do të merret me këto punë në këtë fazë, NATO-ja do të vazhdojë të trajnojë atë edhe për dy tre vjetët e ardhshme, në mënyrë që kjo trupë të profesionalizohet. Se çfarë do të jetë statusi i FSK-së në të ardhmën kjo është një çështje tjetër që unë nuk mund të jap përgjigje.

Deutsche Welle : Gjeneral Bentler, ju jeni një gjeneral gjerman në krye të KFOR-it, shefi i komponentës policore të EULEX është poashtu një gjerman, më së shumti polic gjerman ka në EULEX, shumë organizata gjermane veprojnë në Kosovë, çdo vit kemi javët e kulturës gjermane në Kosovë, pse i gjithë ky angazhim gjerman në Kosovë?

Marcus Bentler : Të gjithë gjermanët këtu në Kosovë dhe ata në Gjermani punojnë për zhvillim në këtë linjë mund të them edhe për zhvillimin e Kosovës, pra praktika e angazhimit të përgjithshëm ndikon edhe në psikologjinë e njerëzve se duhet punuar, pra këtë e shoh se Gjermania është shumë e angazhuar dhe në përkrahje të Kosovës. Ka shumë ndihma financiare, ka ndihma edhe në çështjen e sigurisë, Gjermania ka më së shumti trupa në Kosovë, ju e përmendet që një gjerman është një krye të KFOR-it, një tjetër gjerman është në krye të policisë së EULEX, po i shihni aktivitetet me javët gjermane të kulturës, pra e gjithë kjo është një angazhim gjerman për Kosovën. Ky angazhim e ka edhe një lidhje tjetër që shumë kosovarë jetojnë dhe punojnë në Gjermani, pra të gjithë këtë unë do ta quaja një miqësi që është ndërtuar më vite.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama