Shpallet dënimi ndaj Motasadeq-ut | Gjermania | DW | 09.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shpallet dënimi ndaj Motasadeq-ut

I akuzuari merr dënimin më të lartë

Mounir al Motassadeq

Mounir al Motassadeq

Gjykata e lartë e landit të Hamburgut ka denuar marokanin Mounir El Motassadeq me 15 vjet burgim, duke dhënë keshtu denimin më të lartë. Motassadeq ishte shok i Muhamed Ates, njërit nga të dy pilotet, që sulmuan me avione kullat e World Trade Center me 11 shtator 2001. Në pjesën e tretë të procesit ishte fjala vetem për masën e dënimit.

I akuzuari gjithnjë i buzëqeshur kishte papritur një pamje shumë serioze, shikonte në tokë dhe ndukte mjekren e gjatë. Gjykatësi Carsten Beckmann shpalli denimim më të lartë, 15 vjet burgim dhe iu drejtua direkt Mounir al Motassadeq-ut me fjalët: "Ju keni ndihmuar për të vrarë 246 vetë."

Gjykata e Hamburgut ndoqi kështu rekomandimet, të cilat gjykata kushtetuese i kishte dhënë në vendimin e saj të nëntorit të vitit të kaluar. Prokurori federal Walter Hamberger pershendeti denimin. Motassadeq ka qenë anëtar i celulës terroriste të Hamburgut që në themelimin e saj dhe ishte në dijeni për planifikimin e sulmeve me avionë.

"Përvoja jonë ka treguar, se edhe proceseve shumë komplekse dhe të vështira në fushen e terrorizmit u është dhënë fund me mjetet e shtetit juridik. I akuzuari nuk ka treguar keqardhje. Ai ndjehet i trajtuar keq dhe ndjehet i shkeputur nga familja."
Monuir el Motassadeq e shfrytezoi fjalën e fundit për t´iu kundervene prokurorit Hamberger. "Ata e rrotullojnë gjithçka sic duan.", thirri marokani shumë i zemeruar. Ai nuk ka qënë anëtar i grupit terrorist në Hamburg. Motassadeq bën be për zotin, se nuk ka ditur gjë për planet.
Amerikani Dominic Puopolo, një dëshmitar, nuk i beson. Ai ua paraqiti gjykatesve në mënyrë shumë emocionale vuajtjen e viktimave dhe familjeve të tyre. Ai humbi nënën. Ajo ndodhej në avionin të cilën Mohammed Ata u drejtoi në Wolrd Trade Center.
Mbrojtja deri në fund ishte perpjekur me të gjitha mjetet, që ta shtynte fundin e procesit. Ajo paraqiti tri kerkesa. Nder ta njëra, që bën fjalë për njëanshmërinë e senatit të dënimit në Hamburg. Pasoja: Pesë orë nderprerje e seancës në këtë ditë të gjatë. Argumenti i tij qëndror: Pohimet e shefit të logjistikës së celulës terroriste të Hamburgut, Ramsi Binalxhib, nuk janë vlerësuar lehtësuese kunder mandantit të tij, tha avokati Udo Jakob.

"Hapat e tjerë është e qartë se janë revizioni. Por ky nuk është një hap kaq vendimtar, sepse revizioni ka të bëjë vetëm me masën e dënimit si të tillë, ne se ai merr 13 apo 15 vjet burgim nuk është aq e rëndësishme. Unë dua lirmin, për ta rritur atë do të perpiqemi të rifillojmë procesin. Dhe ekzistojnëe dhe dëshmitarë të tjerë dhe prova të tjera dhe prandaj ne jemi shumë të sigurtë, se kjo sot nuk ka qenë fjala e fundit."

Në rast nevoje do të therrasim edhe gjykaten evropiane për të drejtat e njeriut, sepse siç tha avokati tjeter Ladislav Anisic:

"Nqs mëson një gjë në profesionin e avokatit, atëhere është kjo që këmbëngulja vlen dhe nuk duhet kurrë të heqësh dorë."

  • Data 09.01.2007
  • Autor Rainer Glitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqy4
  • Data 09.01.2007
  • Autor Rainer Glitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqy4