Shoqata Leibniz | Shkenca & Edukimi | DW | 16.05.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shkenca & Edukimi

Shoqata Leibniz

Gottfried Wilhelm Freiherr von Leibniz konsiderohet si një nga dijetarët më universal të kohrave moderne. Dhe po kaq universal sa ai, janë edhe temat që trajton shoqata me emrin e tij.

Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), matematikan, filozof dhe diplomat

Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), matematikan, filozof dhe diplomat

Shoqata Leibniz është një bashkim i 86 institucioneve, që merren me kërkime ose që vënë në dispozicion infrastrukturë shkencore. Organizata e sheh veten si partnere të shkollave të larta dhe të industrisë, politikës dhe institucioneve administrative. Në institutet Leibniz kryhen kërkime shkencore fundamentale me drejtim praktik në nivel ndërkombëtar. Përparësia e instituteve ka të bëjë me shumëllojshmërinë e temave të përpunuara dhe me pikënisjen ndërdisiplinore të punëve kërkimore.

Sektorët e veçantë shkencorë janë:

- shkencat shoqërore dhe kërkimet në fushën e arsimit

- shkencat ekonomike dhe sociale, shkencat e hapësirës

- shkencat e jetës

- shkencat matematike, natyrore dhe inxhinjerike

- shkencat e ambjentit

Synim i kërkimeve shkencore është zgjidhja e detyrave aktuale të së ardhmes në fushat e arsimit, kërkimit dhe teknologjisë. Shumë institute Leibniz kanë pasur si shkas për themelimin e tyre një problem konkret shoqëror.

Pjesë të shoqatës shkencore në këtë mënyrë janë institute të ndryshme si Instituti Bernhard - Nocht për mjekësinë tropikale në Hamburg, Instituti i Kërkimeve Shkencore në Halle ose Instituti i Gjuhës Gjermane në Manheim.

Autorin: Claudia Unseld/ Auron Dodi
Redaktion: Aida Cama

  • Data 16.05.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/11HNj
  • Data 16.05.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/11HNj