1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkunde Votën- thotë Mjaft

Arben Muka31 Janar 2007

Lëvizja MJAFT, një organizatë e njohur jo qeveritare në Shqipëri, po organizon veprimtari informuese dhe argëtuese në bashki dhe komuna të vendit, duke i bërë thirrje qytetarëve për pjesmarrje në votime

https://p.dw.com/p/ArZA
Fotografi: AP

Aktivistë të Lëvizjes MJAFT janë të angazhuar këto ditë të fushatës elektorale në një karvan shëtitës nga një rreth në një tjetër me moton: Shkunde Votën!

Sipas Abër Maznikut, një nga drejtuesit kryesor të MJAFT-it, qëllimi i këtij turi është organizimi i veprimtarive me qytetarët, për të zhvilluar debate publike mes kandidatëve për postet drejtuese në bashki e komuna dhe votuesve, që qytetarët të kenë mundësi të njihen dhe të diskutojnë aktivisht për projektet e platformat që po shpalosin këto ditë konkurentët dhe politikanët para komuniteti."

Objektivi kryesor i MJAFT-it në këtë karvan shëtitës nëpër Shqipëri është ndërgjegjësimi i qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007. Në fokus të veçantë janë të rinjtë. MJAFT-i organizon gjithashtu dhe veprimtari argetuese, koncerte dhe party, ku si të ftuar janë artistë të njohur të muzikës shqiptare, duke krijuar një atmosferë tërheqëse për komunitetin.

Arbi Mazniku thotë për Deutsche Wellen se "fushata e Lëvizjes MJAFT shoqërohet dhe me vendosjen e posterave në ambjentet publike si dhe shpërndahen fletëpalosje, ku në qëndër janë mesazhet për pjesamrrje në votimet e 18 shkurtit".

Lëvizja MJAFT do të marrë pjesë gjithashtu dhe me vëzhguesit e saj në ditën e votimeve, vëzhugues që do ti bashkohen ekipeve të monitorëve vendas dhe të huaj në qëndra të ndryshme zgjedhore nga jugu në veri të vendit.

Së bashku me një organizatë tjetër joqeveritare, Lëvizja MJAFT do të angazhohet dhe për publikimin sa më të shpejtë të rezultateve në të 12 qarqet e vendit, nga sigurimi i të dhënave në terren në ditën e votimit.