1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shitja pasaportave

Tre shtete - Malta, Qiproja dhe Bullgaria ofrojnë kundrejt parave dhënien e nënshtetësisë. 20 shtete të tjera anëtarë japin kundrejt investimeve të larta të drejtën e qëndrimit në vend.

10 vitet e fundit janë dhënë në BE 100.000 viza të arta dhe 6000 nënshtetësi kundrejt parave. Ato janë dhënë kryesisht në Spanjë, Qipro, Portugali dhe Britaninë e Madhe. Vetëm Qipro, ka arritur të marrë 4,8 miliardë euro nga biznesi i pasaportave. Ndërsa për të marrë pasaportë austriake, një investitor nga Azia, Afrika apo vende të tjera duhet të ofrojë 10 milionë euro.