1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shefi i FBI: I dyshuari pёr letrat bombё ёshtё arrestuar

27 Tetor 2018

Autoritetet e SHBA janё ptimiste, se e kanё kapur tё dyshuarin si doras i letrave bombё. Shefi i FBI-sё deklaroi, se shenjat e gishtrinjve tё tё arrestuarilorida t nё Fjanё gjetur nё njёrёn nga pakot bombё.

https://p.dw.com/p/37GOR
USA - Pressekonferenz mit Jeff Sessions und FBI Direktor Christopher Wray
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Shefi i FBI-sё Christopher Ёray konfirmoi nё Uashington, se i arrestuari ёshtё Cesar S., emri i tё cilit ishte pёrmendur edhe mё parё nё media. Tё dhёna mё tё detajuara pёr personin dhe motivet nuk u bёnё publike as prej tij dhe as nga ministri i Drejtёsisё Jeff Sessions. Sipas medieve amerikane i arrestuari me dёnime tё mёparshme ёshtё 56 vjeҁ dhe ka njё adresё nё Florida. Atje ai ёshtё njё anёtar i regjistruar i  partisё republikane. Tё premten ai u ndalua nё njё shesh parkimi nё qytetin Plantation.

Autoritetet e drejtёsisё nё SHBA mendojnё, se i arrestuari mund tё jetё dorasi. Ai u akuzua zyrtarisht pёr pesё shkelje, bёri tё ditur nё njё konferencё shtypi nё Uashington ministri i Drejtёsisё. Ndёr akuzat ndaj tij janё "dёrgimi ilegalisht i lёndёve shpёrthyese" dhe "kёrcёnime ndaj ish-presidentit". Nёse ai gjendet fajtor, sipas Sessions, ligji parashikon 58 vjet burg.

Fahndung Briefbomben USA
Fotografi: picture-alliance/abaca/C.M. Guerrero

I zbuluar nga shenjat e gishtёrinjve

Shefi i FBI-sё, Christopher Wray, konfirmoi nё konferencё shtypi, se i arrestuari ёshtё Cesar S. Shenjat e tij tё gishtёrinjve janё gjetur nё pakon dёrguar njё kongresmeni. Ai paralajmёroi se mund tё jenё edhe pako tё tjera nё qarkullim tё nisura me postё, tё cilat ashtu si pakot e konfiskuara tashmё, mund tё kenё potencialisht pёrmbajtje me lёndё eksplozive.

Presidenti Donald Trump i dёnoi ashpёr aktet e dёrguesit tё letrave bombё. "Kёto veprime terrorizuese janё tё pёshtira dhe nuk kanё vend nё nё vendin tonё", tha Trump para gazetarёve nё shtёpinё e bardhё. Nuk duhet lejuar asnjёherё, qё dhuna politike tё hedhё rrёnjё nё SHBA. Republikani deklaroi, se autori ose autorёt e kёtij akti do tё mbajnё pёrgjegjёsi nё pёrballje me drejtёsinё. 

Pak para arrestimit nё Miami nё Florida dhe Nju JOrk u gjetёn dy pako tё dyshimta. Njёra prej tyre i adresohej senatorit Cory Booker nga Nju Jersey, sipas FBI-sё pakoja u konfiskua gjatё procesit tё seleksionimit nё postё. Pakoja tjetёr i adresohej ish-drejtorit tё shёrbimit sekret kombёtar James Clapper dhe mbante adresёn e selisё sё CNN nё Nju Jork. Eshtё e paqartё, se ҁfarё dёmi mund tё kishin shkaktuar nё pёrgjithёsi kёto lёndё nёse do tё shpёrthenin.

ie/uh (afp, dpa, ape, rtr)