1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Tё vrarё nga tё shtёnat nё njё supermerkato nё Teksas

3 Gusht 2019

SHBA: Sulm me armё nё njё supermerkat nё El Paso, Teksas. Fundjavёn e kaluar tre vetё gjetёn vdekjen nё njё festival nё Kaliforni, mё pas dy tё tjerё nё njё supermerkato nё Misisipi - dhe tani sёrish njё rast i ngjashёm.

https://p.dw.com/p/3NITu
USA, Texas: Schüsse in El Paso
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Angel Juarez

Sipas policisё nё El Paso nё Teksas gjatё tё shtёnave nё njё supermerkato ka pasur disa tё vdekur. Njё person ёshtё arrestuar, tha njё pёrfaqёsues i policisё. Forcat e policisё kanё kotrolluar zonёn pёrreth, por tashmё nuk ka mё rrezik. Sfondi i kёtij akti ёshtё ende i paqartё.

USA, Texas: Schüsse in El Paso
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Angel Juarez

Policia nё El Paso nё jugperёndim tё shtetit federal Teksas pranёkufirit me Meksikёn fillimisht shkruajti nё Twitter thirrjen qё njerёzit tё qendrojnё larg supermerkatos. Televizioni lokal KTSM njoftonte, se 18 vetё janё prekur prej tё shtёnave nё njё Walmart. Pёr kёtё nuk pati konfirmim nga ana e policisё. Gjendja nё vendin e ngjarjes ishte e paqartё. Televizioni CNN duke iu referuar dёshmitarёve okularё, njofton, se poicia me pёrforcime tё mёdha ndodhet nё vendin e ngjarjes. Beto O'Rourke, kandidati demokrat pёr president nga El Paso, shkruan nё Twitter, "qendroni nё siguri, El Paso".

Tё martёn (28.07) dy vetё nё shtetin federal tё Misisipit u vranё nga tё shtёnat nё njё superkmerkato Walmart. Nё fundjavёn e kaluar njё 19 vjeҁar hapi zjarr gjatё njё festivali nё qytetin e vogёl Gilroy nё veri tё Kalifornisё duke lёnё tё vrarё tre vetё. Atentatori u qёllua nga policia.

 vfb/dpa