SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen | Bota | DW | 29.02.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen

Tё shtunёn nё Doha, Katar, SHBA dhe talibanёt kanё nёnshkruar njё marrёveshje historike tё paqes. Mike Pompeo e sheh marrёveshjen si hapjen e rrugёs pёr paqen e qёndrueshme.

Marrёveshja u nёnshkrua nё njё ceremoni nё Doha, nga drejtuesi i negociatave pёr palёn amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanёve, Abdul Ghani Baradar. Marrёveshja parashikon tёrheqjen e plotё tё trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh. Me kёtё marrёveshje duhet tё marrё fund edhe konflikti 20 vjeçar nё Afganistan.

Ministri i Jashtёm amerikan, Mike Pompeo, i cili udhёtoi nё Doha pёr marrёveshjen, u shpreh, se ajo hap rrugёn pёr njё paqe tё qёndrueshme nё Afganistan. „Ne qёndrojmё nё fillim", tha Pompeo tё shtunёn duke theksuar, se ulja e ndjeshme e dhunёs do tё krijojё kushtet pёr paqen. Pompeo paralajmёroi talibanёt tё mos e shohin marrёveshjen si pranim tё dёshtimit tё SHBA-sё. „E di qё joshja do tё jetё e madhe, pёr ta deklaruar kёtё si njё fitore. Por njё fitore pёr afganёt do tё arrihet, vetёm nёse ata jetojnё nё paqe dhe mirёqenie", tha Pompeo. Presidenti amerikan, Trump kishte apeluar njё ditё mё parё tё kapej ky shans pёr paqen dhe njё tё ardhme tё re.

Katar Dokument Friedens-Abkommen USA mit Taliban

Dokumenti i marrёveshjes

Njё zёdhёnёs i talibanёve foli tё shtunёn pёr njё „ditё historike" pёr Afganistanin. SHBA kanё garantuar sipas tij lirimin e 5000 tё burgosurve talibanё.

la/dpa,afp