Samit Trump-Putin së shpejti? | Bota | DW | 20.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Samit Trump-Putin së shpejti?

Presidenti Trump dhe ai i sapozgjedhur rus, Putin telefonuan të martën (20.03), telefonata e parë pas zgjedhjes së presidentit rus. Biseda telefonike u fokusua në zgjidhjen e problemeve të mbledhura mes SHBA dhe Rusisë.

Për herë të parë pas rizgjedhjes si president i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump zhvilluan një telefonatë të martën. Fokusi i telefonatës ishte në përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë. Nga Kremlini u bë e ditur, se presidenti Trump dhe ai rus madje mendojnë të zhvillojnë edhe një takim mes tyre. Kremlini e cilësoi telefonatën si konstruktive.

Në njoftimin e Moskës thuhet se „vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes për mundësitë e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë." Ata folën për bashkëpunimin praktik për ruajtjen e drejtpeshimit strategjik dhe luftimin e terrorizmit në botë. Në vatrat e krizës Ukrainë dhe Siri duhet bërë progres. Putin dhe Trump u takuan për herë të parë në kuadër të samitit të G20-s në Hamburg, por një takim mes tyre deri tani nuk është zhvilluar.

 

la/(rtre,dpa)