1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Eksperti për dopingun person i padëshiruar

12 Qershor 2018

Rusia shpall "person të padëshiruar" ekspertin për dopingun e televizionit publik gjerman ARD dhe nuk e lejon të ndjekë ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit.

https://p.dw.com/p/2xZ6s
Olympische Winterspiele 2018 in Südkorea | Dopingkontrolle
Fotografi: picture-alliance/Sputnik/R. Sitdikov

Rusia i refuzon ekspertit për dopingun të televizionit publik gjerman ARD, Hajo Seppelt, të shkojë për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi. Seppelti është në listën e "personave të padëshiruar", dhe viza e tij u shpall e pavlefshme. Detaje mbi shkaqet nuk u dhanë. "Natyrisht, zbulimi i sistemit shtetëror të dopingut ka pasur efekt kaq të madh saqë Rusia beson se duhet të ndërmarrë një veprim të tillë, i cili flet për vete", tha Seppelt. "Do të jetë interesante të shohim nëse FIFA, e cila duhet të sigurojë pjesëmarrjen e gazetarëve dhe raportimin pa pengesa të turneut të saj, do të angazhohet në këtë çështje".

Hajo Seppelt
Hajo SeppeltFotografi: picture alliance/Schwörer Pressefoto

"Asnjë shenjë respekti"

ARD-ja u shpreh për një rast unik në historinë e gazetarëve të saj të sportivë dhe një ndërhyrje të paparë në lirinë e shtypit. "Me pakënaqësi të madhe mora vesh se Hajo Seppeltit do t'i refuzohet të shkojë për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi", tha drejtori i programit të ARD-së, Volker Herres. "Për mua kjo nuk është një shenjë respekti për punën e një gazetari investigativ, por më tepër shenjë e mbylljes së syve ndaj temave të pakëndshme. Shpresoj që udhëheqësit politikë do ta rishikojnë vendimin e tyre".

Zbulim skandalesh dopingut në Rusi

Me filmin e tij "Sekreti doping: Si i bën Rusia fituesit" Seppelti kishte zbuluar skandalin rus të doping, që çoi ndër të tjera në përjashtimin e atletëve rusë nga Lojërat Olimpike të 2016 në Rio de Janeiro. Gazetari ka fituar çmime të shumta, sepse sipas jurisë ai sjell "dritë në errësirën e rrjeteve të dopingut ndërkombëtar" dhe provokon "rezistencë të ashpër nga organizatat sportive ndërkombëtare, zyrtarët dhe shitësit e ngjarjeve madhështore". Kjo e fundit u konfirmua edhe një herë.