Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi | Bota | DW | 25.01.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

Pas një tërmeti 6,5 ballë në Lindje të Turqisë kanë humbur jetën të paktën 21 vetë. Mjaft ndërtesa u shkatërruan. Epiqendra e tërmetit ndodhej në qytetin Sivrice.

Në provincën Elazig kanë humbur jetën pas tërmetit 17 vetë, kurse katër persona të tjerë kanë rënë viktima në provincën fqinje, Malatya bënë të ditur autoritetet turke të shtunën. Flitet për më shumë se 9.000 të plagosur. Televizioni turk tregonte pamje të njerëzve që dilnin në panik në rrugë.

Televizioni shtetëror, TRT duke iu referuar autoriteteve, bëri të ditur, se ende afër 30 vetë gjenden nën rrënoja. Presidenti turk, Erdogan është shprehur sipas agjencisë, Anadolu, se do të merren të gjitha masat për sigurinë e njerëzve. Ai u shprehu ngushëllimin familjeve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të lënduarve. Disa ministra turq janë dërguar në rajon, mes tyre edhe ai i Shëndetësisë, Fahredin Koca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

Ndihma për të prekurit

Nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se janë krijuar shtabet e krizës për të mbështetur aksionet e shpëtimit dhe kërkimit. Autoriteti i Mbrojtjes nga Katastrofat, Afad njoftoi, se janë dërguar disa qindra vullnetarë, çadra, krevatë dhe batanije në rajon. Epiqendra e tërmetit ndodhej në provincën Elazig në rajonin Sivrice. Por tërmeti u ndje edhe në provincat përreth dhe u pasua nga disa tërmete të tjerë.

 

la/nob/gri (afp, dpa, ap)