1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet me 3.8% shitja e birrës gjermane më 2022

7 Gusht 2022

Gati 160 milionë litra birrë më shumë u konsumuan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 krahasuar me 2021-n. Megjithatë, të dhënat tregojnë se konsumi është ende në rënie krahasuar me nivelet para pandemisë.

https://p.dw.com/p/4F2Nb
Symbolbild Alkohol
Fotografi: Georg Hochmuth/APA/picturedesk.com/picture alliance

Shitjet e birrës në Gjermani u rritën 3.8% gjatë gjysmës së parë të 2022, sipas shifrave të publikuara të hënën (01.08) nga Agjencia Federale e Statistikave, Destatis. Rreth 4.3 miliardë litra birrë u konsumuan në Gjermani në gjashtë muajt e parë të këtij viti - 157.2 milionë litra në rritje krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021 kur pandemia e koronavirusit ndikoi shumë në shitjet midis fabrikave të birrës dhe magazinës së birrës në ekonominë më të madhe të BE-së.

Symbolbild I Bier I Gastronomie
Fotografi: U. J. Alexander/imago images

Megjithatë, ka pasur një rënie prej 3.3% në shitjet e pijeve që përziejnë birrën me pije joalkoolike si limonadë, kola ose lëngje frutash. Shifrat nuk përfshijnë birrat joalkoolike dhe pijet e maltit ose birrën e importuar nga jashtë BE-së.

Ende nën nivelet para pandemisë

Konsumimi i birrës në Gjermani ka ende një rrugë për të bërë përpara se të kthehet në nivelet para pandemisë. Kur krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2022 me të njëjtën periudhë të vitit 2019, të dhënat nga Destatis treguan se konsumi ishte ulur me 5.5%, duke arritur në 253.8 milionë litra më pak birrë të konsumuar nga qytetarët.

Verschiedene Biersorten in Biergläsern
Fotografi: Serghei Platonov/Zoonar/picture alliance

Modelet afatgjata të pirjes së birrës janë shumë më të theksuara, duke treguar një rënie të ndjeshme gjatë dy dekadave të fundit, me shitjet e birrës ulur me afërsisht 25% në vitin 2021 krahasuar me fillimin e shekullit.