1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreth 430 të vdekur nga cunami

25 Dhjetor 2018

Valë të larta i kanë goditur papritur ishujt Sumatra dhe Java dhe kanë shkaktuar dëme tepër të mëdha në njerëz. Rreziku nga katastrofa të reja nuk ka kaluar tërësisht.

https://p.dw.com/p/3Ac8c
Indonesien Tsunami | Zerstörung in Pandeglang
Fotografi: Reuters/Antara Foto/A. Fathulrahman

Si pasojë e cunamit mes ujëdhesave Sumatra dhe Java në Indonezi kanë humbur jetën deri tani, të paktën 429 persona. Ndërkohë që më shumë se 1400 të tjerë janë lënduar. Si të zhdukuar llogariten 150 persona, që do të thotë se lista e viktimave mund të jetë më e gjatë.

Indonesien Carita Tsunami Rettungsarbeiten
Fotografi: Getty Images/E. Wray

Nga cunami janë shkatërruar edhe shumë shtëpi, në afërsi të bregdetit. "Ushtria dhe policia po vazhdojnë kërkimet nën gërmadha, me shpresë se do të gjejnë persona që kanë mbijetur këtë katastrofë", thotë përfaqësuesit e autoriteteve të Indonezisë. Mendohet se aksionet e kërimeve do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave.

Rreziku nga cunami tjetër

Cunami i shkaktuar të shtunën, pas shpërthimit të një vulkani, ka gjetur të papërgatitur shumë banorë dhe turistë në këtë zonë. Valët e larta kanë goditur ujdhesat Sumatra dhe Java. Vulkani ka shkaktuar rrëshkitje toke nën oqean. Por autoritetet thonë se aktivitetet e vulkanit ende nuk kanë pushuar, ndaj rreziku nuk ka kaluar nga cunamet e mundshme të tjera.

Indonesien Tsunami | Evakuierungszentrum in der Provinz Banten
Fotografi: Reuters/J. Silva

Një sistem paralajmërues do të kishte evituar mbase numrin kaq të lartë të viktimave. Por cunami ka ndodhur tërësisht papritur, thonë autoritetet. Autoritetet për mbrojtje nga katastrofa kishin kumtuar "se nuk ka rrezik nga cunami", në momentin kur valët e para kishin goditur bregdetin.

bc/wa/sti (afp, dpa)