Royal Wedding: Nёn ethet e dasmёs mbretёrore | Bota | DW | 19.05.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Royal Wedding: Nёn ethet e dasmёs mbretёrore

E gjithё Londra ёshtё ngritur peshё pёr martesёn e vitit kёtё tё shtunё. Tifozёt e mbretёrisё kanё vёrshuar nё rrugёt e kryeqytetit britanik prej ditёsh duke shpresuar tё shohin princin Harry dhe Meghan Markle.

Mbi dy miliardё vetё ndjekin spektaklin, gjatё ceremonisё martesore tё princit Harry me artisten amerikane Meghan Markle. Prej kohёsh Londra ёshtё pёrfshirё nga ethet e "Royal ёedding". Ceremonia e martesёs zhvillohet nё Windsor-in fqinj, e ku prej ditёsh mbizotёron gjendja e jashtёzakonshme. Ka tifozё qё prej javёsh e kalojnё natёn me ҁadra nёpёr rrugё, nё mёnyrё qё tё jenё farё pranё ҁiftit. Ky ёshtё eventi mё i madh i familjes mbretёrore qё prej jubileut tё 60 vjetorit tё mbretёreshё nё fron nё vitin 2012.

Rrallёherё rrugёt e Londrёs janё tё dekoruara kaq shumё sa tani. Martesa mbretёrore ёshtё anёambanё e pranishme nё kryeqytet. Madje edhe moti i ngrohtё po i shkon pёr shtat kёsaj ceremonie.

Njё princ pёr popullin

Princesha e Uellsit, qё ndёrroi jetё nё vitin 1997, e ka ndryshuar rrёnjёsisht shtёpinё mbretёrore britanike. Pas vdekjes sё Dianas mbretёresha dhe familja e saj me shumё mundim u pёrёpoqёn tё rigjejnё afrimin tek populli. Pёr shumё britanikё mbretёria konsiderohej si njё institucion i kalҁifikuar. Princi Harry, tёrёsisht si nёna e tij, ёshtё pёr njё komportim modern me monarkinё. Shpesh ai ka bёrё edhe gabime, si p.sh. me njё uniformё naziste nё njё ballo me kostume, ose duke pozuar nudo nё njё mbrёmje lojёrash nё Las Vegas. Mejithatё dobёsitё e tij dhe gabime

t njёkohёsisht bёjnё qё ai tё duket se ёshtё njё tip krejt normal dhe jo njё nip i qmbretёreshёs sё Anglisё!

Princi Henry Charles Albert David of Wales, kёshtu ёshtё emri i tij, kurorёzon kёtё tё shtunё (19.05)lidhjen martesore me artisten amerikane Meghan Markle. Ajo ka thёnё "Po" - dhe tё gjithё gёzohen e i kanё dhёnё asaj bekimin: Princi Charles, Queen Elizabeth II. si dhe prindёrit e Maghan Markle-it.