Rosemary Di Carlo dhe Stefan Lehne vizitojnë Kosovën | Ballkani | DW | 13.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rosemary Di Carlo dhe Stefan Lehne vizitojnë Kosovën

Zëvëndësja e ndihmëses së sekretares amerikane të shtetit, Rosemary Di Carlo dhe i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin, Stefan Lehne, kërkuan nga pala kosovare dhe ajo serbe që të tregohen me fleksibël në bisedimet për të ardhmen e Kosovës.

Parlamenti

Parlamenti

Zëvëndësja e ndihmëses së sekretares amerikane të shtetit, Rosemary Di Carlo, u tha udhëheqësve kosovarë se, bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës duhet të përfundojnë brenda këtij viti. Ajo kërkoi nga palët në bisedime që të tregojnë më shumë fleksibilitet në mënyrë që marrëveshjet për të ardhmen e Kosovës të jenë të qëndrueshme. Këto komente, Rosemary Di Carlo, i bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë së bashku me të dërguarin e BE-së në bisedimet për statusit e Kosovës, Stefan Lehne.

Komuniteti ndërkombëtar mbetet i përkushtuar në procesin e negociatave, të cilat po vazhdojnë. Ne shprehim mbështetje të fortë për ndërmjetësin ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Poashtu inkurajojmë të gjitha palët në bisedime që të jenë me fleksibël dhe të arrijnë në përfundime të kënaqshme. Me këtë rast dua të bëjë të qartë se komuniteti ndërkombëtar do të mbetet i angazhuar në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit si në aspektin ushtarak edhe në atë civil, tha Rosemary Di Carlo.

Rosemary Di Carlo, tha se, në Kosovë nevojitet të ketë marrëveshje funksionale, marëveshje që e drejtojnë Kosovën në një vend të sigurt, për të gjithë, të ketë përkushtim të denjë, ku pakicat të jenë të mbrojtura. Mbështetjen e tij për procesin e negociatave dhe ndërmjetësin ndërkombëtar, Marti Ahtisari, e shprehu edhe i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin, Stefan Lehne.

Institucionet e Kosovës duhet të mbesin të përkushtuara në procesin e implementimit të standardeve, sepse ky është prioritet i BE-së. Në këtë proces janë shënuar përparime, mirëpo akoma nevojitet për t’u bërë punë, në mënyrë që Kosova të argumentojë para faktorit ndërkombëtar se ka vizion të qartë në rrugën e saj drejt Evropës, tha Stefan Lehne.

Zëvëndësja e ndihmëses së sekretares amerikane të shtetit, Rosmary Di Carlo dhe i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin, Stefan Lehne, zhvilluan biseda me grupin negociator të Kosovës. Udhëheqësi i ekipit të unitetit, presidenti Fatmir Sejdiu, beson se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës do të jetë pavarësia e saj.

Zëvëndësja e ndihmëses së sekretares amerikane të shtetit, Rosmary Di Carlo dhe i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, thanë se kanë ardhur në Kosovë që të shprehin edhe njëherë qëndrimet e Grupit të Kontaktit, se nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndryshim të kufijve të saj sikundër nuk ka bashkim të Kosovës me ndonjë vend fqinjë. Ata kërkuan nga udhëheqësit politik serb të Beogradit që të mbesin të përkushtuar në procesin negociator, në mënyrë që për Kosovën të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët dhe bisedimet për të ardhmen e Kosovës të përfundojnë gjatë këtij viti.

  • Data 13.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arce
  • Data 13.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arce
Reklamë