Revolucioni kulturor prej tё cilit ka mbetur vetёm kitch
9 Maj 2016E gjithё Kina u mbulua prej revolucionit kulturor me pllakata dhe fletё volante, pёr tё propaganduar kohёn e re dhe "njeriun e ri". Prej tyre janё ruajtur shumё edhe sot.
Kush donte tё ishte nje revolucionar i vёrtetё mbante nё kostumin e Maos njё stemё me fotografinё e timonierit tё madh. Gjatё revolucionit kulturor atё e quanin edhe "dielli mё i kuq".
Makineria e propagandёs sё revolucionit kulturor prodhoi nё tirazh milionash "librin e kuq" tё vogёl me fjalёt e Maos, e ky madje jo vetёm pёr tregun e brendshёm. Ai duhej tё ndriҁonte si "fanar i kuq" nё "zemrat e kuqe" tё proletarёve nё mbarё botёn, nё mёnyrё qё ata tё ndiqnin "linjёn e kuqe" tё revolucionit botёror.
E sikur tё mos mjaftonin pllaktatat, stemat e librat u prodhuan edhe me qindra mijёra buste tё Maos. Kujt nuk i mjaftonte busti mund tё siguronte edhe statuja prej porcelani me pёrmasat origjinale tё Maos.
Kanё kaluar tashmё 50 vjet nga revolucioni kulturor. Pёr shumicёn e atyre, qё e kanё pёrjetuar atё ajo ka qenё njё kohё traumatike. Vetёm pёr koleksionistёt vitet e sё ashtuquajturёs ripёrtёritje janё njё burim kёnaqёsie tё pafund.
Kёtё e dinё mirё tregtarёt kinezё, tё cilёt pllakatat dhe revistat e vjetra nga koha e revolucionit ua shesin koleksionistёve dhe turistёve nga Perёndimi.