Resurset si armë | Evropa | DW | 03.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Resurset si armë

Grindjet për cështje të gazit natyror nxisin rritjen e sifdave për mungesë të energjisë edhe në vendet përendimore.Problemi tani rikthehet edhe në faqe të shtypit gjerman,kur shtrohet pyetje, që kanë të bëjnë me sigurimin në të ardhmën të gazit për nevoja shtëpiake

Der me tani, në vecanti ekspertët janë marr me cështjën e zvogëlimit të resurseve , sic është uji,gazi,derivatet e naftës dhe burimeve tjera natyrore.Opinioni në përëndim nuk e ka marr këtë seriozisht,ndonëse ka pasur paraqitje paralajmëruese.Papritur pyesin komentatoret e gazetave,se a mund te mbeten te pangrohura edhe dhomat e ndejes ne Gjermani,nese Rusia per shkak te arsyeve te ndryshme e mbyll rubinetin.
Papritur nuk behet me fjale per ukraniasti, por per fatin tone.Dhe sa me shume politikane gjerman parlajmerojne per reagiemt te teprurara, aq me shume frikesohen njerzit.Ketu situata nga ana politike eshte acaruar mjaft, por parimisht nuk ka ndryshuar asgje, ne menyre dramatike. Prej vitesh Rusia dhe Kievei zihen per ceshtjen e parave,per kontrollin e gazpercuesve, si dhe per dyshimet per vjedhjen e gazit natyror nga shteti i Ukraines. Prej vitesh Rusia bene pjese nder furnizuesit kryesor te Evropes me lende te pare te gazit natyror.Madje edhe ish- presidenti gjerman Roman Herzog deklaroi pa shume sterhollime, qe Gjermania njedite prej ditesh do te jete e varur nga furnizimi rus me gaz natyror.Ajo qe nuk i interesonte shumekujt, ne mesin e viteve 90-ta, po kthehet tani ne nje teme shqetesuese.Debati ne mes Moskes dhe Kieves po na bene te gjitheve te qarte ,se si lenda e pare mund te perdoret si arme politike.Se sa te pashprese jane disa politikane kete e bene edhe thirrja e disa politkaneve drejtuar Gerhard Shrderit.Pikerisht ish-kancelari duhet te ndermjetesoje ne debatin per ceshtjen e gazit dhe te zbus mikun e tij Vlladimir Putin.
Ne te vertete, askush me pak nuk do te ishte me i papershtatshem si pajtues se sa ish-shefi i qeverise gjermane. Ai nuk eshte me politikane, por nje menaxher.Nje ndermjetes i ndershem,do te duhej te menjanonte nje afersi te madhe me Kremlinin dhe te mos ishte i angazhuar nga ana e sipermarrjes Gasprom, qe kontrollohet nga shteti rus.Per nje kohe afatshkurter apo afatgjate sherri ne mes dy shteteve sllave do te shuhet,Moska vecse eshte ne rrezik te humbas namin e saj, si nje furnizues i besueshem i gazit natyror,nese eskalon konflikti.Llogaria e Putinit, qe me rritjen drastike te cmimeve per gazin siberian te dobesoje kundershtarin e tij politik ne Ukraine,nuk po ecen.
Numri i atyre te cilet jane pro afrimit te Ukraines me Perendimin rritet, aq sa po e rrit Moska presionin ndaj Kievit.Megjithate jo vetem ne Evrope po ashpersohet lufta per burimet natyrore. SHBA-te nderkohe po e veshtrojne me shume dyshim Kinen dhe Indine, te cilet po i zgjerojne bisneset me gazin me Iranin.Irani eshte vendi i dyte ne bote per nga pasuria me gaz natyror.As Pekini e as Njudelhi nuk kane ndermend ti marrin parasysh shqetesimet e amerikaneve,madje edhe Rusia do te vazhdoje te bashkepunoje me Iranin ne sektorin atomik.
Eshte e parashikueshme, qe amerikanet dhe evroperendimoret gjithnje e me shume jane te varur nga importimi i lendeve te para.Kjo tendence nuk mund te ndalohet.Mbetet vetem shpresa qe sherri ne mes Rusise dhe Ukraines te kete ndikimin e shokimit sherues ne menyre qe te forcohet ndergjegjeja per keto zhvillime dhe te kerkohen sa me shume alternativa tjera.

Miodrag Soric

  • Data 03.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCR
  • Data 03.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCR