1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma zgjedhore duke u zvarritur

25 Maj 2007

Komisioni miks parlamentar që do të angazhohet me këtë çështje nuk ka nisur ende nga puna

https://p.dw.com/p/ArV2
Zgjedhjet e kaluara lokale, shkurt 2007
Zgjedhjet e kaluara lokale, shkurt 2007Fotografi: AP

Pavarësisht se nga BE është përsëritur disa herë nevoja e bashkëpunimit mes mazhorances dhe opozitës për realizimin e reformës zgjedhore, komisioni miks parlamentar që do të angazhohet me këtë çështje nuk ka nisur nga puna.

Nga rradhët e politikës fajesohen dy partitë e mëdha PD e PD, të cilave ju mungon vullneti i nevojshëm dhe motivimi për një reformë të plotë, sipas rekomandimeve që kanë bërë vëzhguesit ndërkombëtare.

Mosfillimi i punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore lidhet dhe me shkaqe të mungeses së infrastrukturës së nevojshme për periudhen 3 mujore, kur duhet të diskutojë mbi të gjitha amendimet që do t`i bëhen ligjit aktual elektoral.