060411 Libyen Rebellen
6 Prill 2011Pasi Musa Kusa javën e kaluar kërkoi strehim politik në Londër, si pasues i tij u komunikua tani Abdelati Ebeidi. Gadafi mbledh të besuarit rreth vetes, ndërkohë që luftimet vazhdojnë. Qysh nga fillimi i sulmeve të aleancës perëndimore me arabët para dy javësh janë asgjësuar 35% të kapaciteteve ushtarake të Gadafitm, njofton NATO.
Ndërkohë rebelët në Bregas vazhdojnë të luftojnë për zonën më të rëndësishme strategjike. Trupat qeveritare i kanë zbrapsur ata dhe janë të shumtë ata që mendojnë se kjo është pasojë e mbështetjes së mangët nga ajri.
NATO nuk po ndërhyn me vendosmërinë e duhur, ajo bombardoi shumë vonë, kritikon shefi ushtarak i rebelëve libianë. Deri në tetë orë zgjat procesi nga vendosja e kontaktit të njerëzve të tij me NATO-n dhe realizimit të sulmit nga ajri.
Rekrutohen forca të reja në Bengazi
Në Bengazi, epiqendra e kundërshtarëve të Gadafit, këta të fundit përpiqen të rekrutojnë përkrahës të tjerë. Një kurs intensiv brenda shtatë ditëve u ofrohet të rekrutuarve. Interesi është mjaft i madh, thotë traineri i djemve të rinj, një veteran i ushtrisë së Libisë.
"Eshtë, falë Zotit, shumë mirë, që ata aktivizohen. Më parë ata vetëm rrinin pa bërë asgjë. Pas thirrjes ata u paraqitën si vullnetarë. Shumë prej tyre s'kanë mbajtur kurrë armë në dorë. Por brenda shtatë ditësh ata janë të përgatitur" - tregon Sidyk Misrata.
Por kjo mbetet një luftë disproprocionale, me armë të lehta kundër kundërshtarëve të fortë.
Autor: P. Noelkensmeier / V. Filaj-Ballvora
Redaktoi: E.Xhani