Raportime për humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje | Ballkani | DW | 03.10.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Raportime për humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje

Në zgjedhjet për presidiumin shtetëror trekrerësh në Bosnje-Hercegovinë duket se disa kandidatë nacionalistë kanë pësuar humbje, sipas raportimeve në media.

Pas numërimit të 61% të votave në garën për vendin boshnjak në presidiumin shtetëror me tre vende të Bosnje-Hercegovinës kryeson Denis Becirovic me 55% të votave para kandidatit të partisë nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, që ka arritur vetëm 41% sipas llogaritjeve paraprake. Raportimet lokale bazohen në të dhënat e selive të partisë, që kanë rezultate paraprake. Të hënën priten rezultatet zyrtare.

Bosnien und Herzegowina | Parlamentswahlen | Denis Becirovic

Denis Becirovic

Fitorja e Becirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i SDA-së nuk do të përfaqësohej më në presidium. Ndërsa sipas rezultateve paraprake për vendin kroat në presidium kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.

Bosnien und Herzegowina | Parlamentswahlen | Zeljko Komsic

Zeljko Komsic

Vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve. Kandidatja e SNSD-së qeverisëse, Zeljka Cvijanvocic ka arritur deri në llogaritjet e fundit 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidium. Dodik ka kandiduar për postin e presidentit në pjesën serbe të vendit dhe sipas raportimeve kryeson.

Bosnien und Herzegowina | Parlamentswahlen | Milorad Dodik

Milorad Dodik

Sistem zgjedhor kompleks

Zgjedhjet ne Bosnje-Hercegovinë janë zhvilluar para tensioneve etnike në rritje. Votimet ishin aq të komplikuara sa vetë vendi. Në nivelin e institucioneve të përbashkëta votuesit kanë dhënë votën e tyre jo vetëm për presidiumin shtetëror, por edhe për parlamentet e pjesëve përbërëse të vendit, si edhe dhe për zgjedhjen e presidentit në Republikën Srpska dhe administratën e kantoneve në Federatën Kroato-Boshnjake. Sistemi kompleks dhe shumë pak funksional në Bosnje-Hercegovinë pasoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën iu dha fund luftës civile në vitet 90-të. Këshilli i Sigurimit të OKB-së emëron nga viti 1995 një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar. Aktualisht mandatin e mban ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt.

 

la/kle/wa (dpa, rtr, afp)