Qiproja- tre vjet pas anëtarësimit | Politika | DW | 30.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Qiproja- tre vjet pas anëtarësimit

Në Qipro prona është një çështje delikate. Për këtë diskutoi një konferencë ndërkombëtare e organizatave joqeveritare të forumit qipriot-gjerman dhe të Forumit akademik bikomunal në Berlin.

Qiproja e ndarë

Qiproja e ndarë

Çështja e Qipros duket sikur nuk ka për të marrë ndonjëherë fund. Sërish mes veriut dhe jugut qipriot është ndërprerë komunikimi zyrtar. Udhëheqja e qipriotëve turq akuzon palën tjetër, se përpiqet të izolojë qipriotët turq ekonomikisht dhe politikisht në arenën ndërkombëtare. Qeveria në jug të ishullit, e njohur ndërkombëtarisht, këmbëngul nga ana e saj në pretendimin për përfaqësim të plotë të vendit vetëm nga ana e saj. Prej 30 vjetësh po zgjat kjo gjendje, në veri si edhe në jug të vendit po krijohen realitete të reja, të cilat po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë ribashkimin, për të mos thënë po e bëjnë të pamundur.

Kur në vitin 1974 trupat turke pushtuan Qipron veriore, rreth 180.000 qipriotë braktisën shtëpitë e tyre dhe u vendosën në jug. Në shtëpitë e tyre u vendosën rreth 40.000 qipriotë turq, të ardhur nga jugu. Kaluan dy dhjetëvjeçarë dhe situata nuk ka ndryshuar. Derisa Titina Loizidu, një qipriote greke, akuzoi Turqinë para Gjykatës ndërkombëtare se ky vend si vend pushtues nuk lejon që ajo të përdorë pronën e saj në Keryneian, qytet bregdetar verior. Gjykata i dha qipriotes greke të drejtë dhe e dënoi Turqinë me dëmshpërblimin e 1,2 milionë eurove ndaj zonjës Loizidu, nga një padi tjetër të përafërt u kërkua shuma e dëmshpërblimit përafro 850.000 euro. Aktualisht ndodhen në gjykatë 1500 padi të deponuara të grekëve qipriotë.

300 prej tyre i ka ngritur avokati dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Ahileas Dimitriadis. Për të e drejta e pronës është e drejtë themelore e njeriut: "Vlefshmëria e të drejtave të njeriut edhe në rrafshin individual ka një rëndësi të veçantë. Kjo sepse në këtë mënyrë krijohen kushtet për të përcaktuar cilat veprime janë ligjore dhe cilat antiligjore. Kjo vlen edhe për qipriotët turq. Edhe për ta vlejnë të drejtat e njeriut. Sepse ato nuk kanë lidhje as me perjardhjen dhe as me fenë. Ato janë individuale dhe secili ka të drejtë t'i kërkojë."

Pasi qipriotët grekë patën sukses me paditë e tyre, filluan edhe qipriotët turq të ngrinin padi për kthimin e pronave të tyre në gjykatat e jugut. Gjykatat vendosën që ata qipriotë turq, të cilët vendbanimin kryesor e kanë në jug do të marrin pronat e tyre, ata që banojnë në veri apo jashtë nuk e kanë këtë drejtë. Kjo kategori nnuk u kënaq me këtë vendim të gjykatave greke dhe e ngritën çështjen në Gjykatën Evropiane në Strasburg. Procesi gjyqësor është ende në vazhdim.

Ka disa vjet që çështja e pronës është ashpërsuar, kjo sepse në Qipron veriore shtëpi dhe troje të refugjatëve qipriotë grekë po u shiten të huajve. Edhe për këtë çështje është ngritur padi në Strasburg.

Emine Erk një avokate e njohur turke nga Nikosia është e pakënaqur për zhvillimet politike të kësaj çështjeje, megjithë mirëkptimin për qipriotët grek. Politizimi i çështjes po çon në izolimin evendit:

"Është shumë e vështirë t'i bindësh njërëzit në veri të mos e përdorin pronën e qipriotëve grekë, kur ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër ekonomike. Ta shikojmë këtë çështje nga ana politike: cili politikan do të ishte aq i guximshëm, të ndalonte atë që po ndodh me pronën e qipriotëve grekë. Mund ta përfytyroni çfarë reagimi do të kishte? Njerëzit thonë se ajo që mund të punojmë është të ndërtojmë hotele apo shtëpi pushimi për t'i shitur tek të huajt. Cila do të ishte alternativa? Të iknin jashtë shtetit?


Problem tjetër është çështja e të ardhurve turq. Bëhet fjalë për ata individë që në mënyrë sistematike u vendosën në veriun e Qipros dhe morën shtëpi e troje të qipriotëve grekë. Sa janë dhe sa çfarë do të bëheteme këta njerëz pas ribashkimit? Sa duhet të qëndrojnë dhe sa duhet të rikthehen në vendlindjen e tyre? Nuk ka rëndësi se sa janë është i mendimit studiuesi për migracionin, qiprioti grek, Niko Trimikliniotis, sepse çështja për të cilën bëhet fjalë nuk ka të bëjë me shifrat:

"Ekzistojnë mundësi teknike për zgjidhjen e këtij problemi. Pyetja që shtrohet është nëse ekziston vullneti politik për të zgidhur këtë problem, apo ne e përdorim këtë çështje për qëllime demagogjike dhe populiste. Dhe me këtë kam parasysh të dyja palët."

  • Data 30.05.2007
  • Autor Panagiotis Kouparanis
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm7
  • Data 30.05.2007
  • Autor Panagiotis Kouparanis
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm7