1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qindra mijëra vetë kërkuan në Londër një referendum të dytë

25 Mars 2019

Në Londër u zhvillua një demonstratë e madhe për një referendum të dytë për Brexitin. Kundërshtarë të daljes së Britanisë së Madhe nga BE u mblodhën në Hyde Park në kryeqytetin britanik.

https://p.dw.com/p/3FdWl
UK Brexit | Leave und Remain-Protest vor No-Deal-Abstimmung
Fotografi: Getty Images/J. Taylor

Ishte njëri nga aksionet më të mëdha të protestës në historinë e Britanisë së Madhe. Mbi një milion vetë iu përgjigjën thirrjes së organizatës "Thirrja e popullit". Ata duan të kenë të drejtën të votojnë për marrëveshjen përfundimtare të Brexitit. Përballë vazhdimit të grindjes për kursin e Brexitit, afati i mëparshëm u shty për në 12 prill. Po të votojë Dhoma e Poshtme për Marrëveshjen e Brexitit javën e ardhshme, dalja do të ndodhë në 22 maj.

Pas ecejakeve të javëve të fundit, më shumë se një milion vetë demonstruan në Londër për një referendum të dytë. Ata sipas organizatorëve nuk duan që të tërhiqen më për hunde nga Theresa May.

"Të dyja palët nuk qenë informuar sa duhet. Neve nuk na thanë, se ç'pamje do të kishte me të vërtetë Brexiti, sepse as vetë nuk e dinin. Dhe tani, kur e dimë se çfarë pasojash do të ketë Brexiti, ne edhe duhet të kemi mundësinë të marrim një vendim të peshuar", shprehet një demonstruese.

Großbritannien London People's Vote Demonstration
Fotografi: Getty Images/AFP/N. Halle'n

Ndërsa një burrë thotë se votimi nuk duhet të qe lejuar në asnjë mënyrë që të zhvillohet në vitin 2016.

"Që atëherë jemi bërë pishman për këtë vendim. Prandaj jemi mbledhur të gjithë. Në të gjithë vendin mbizotëron ndjenja, se ishte një gabim gjigand."

Ndërsa një grua thotë se është "krejt e tmerruar dhe pa gojë nga arroganca dhe mungesa e kompetencës e kryeministres dhe qeverisë. Ajo më duket si e paralizuar."

Edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan shqiptoi kritika të qarta ndaj qeverisë.

"Kemi parë se si interesat partiake janë vendosur herë pas here mbi interesat nacionale. Kemi parë, se si qeveria i ka injoruar paralajmërimet tona. Ka ardhur koha që të themi që mjaft është mjaft."

Edhe online, mbi katër milionë vetë votuan kundër daljes nga BE. Marshimi i protestës përfundoi para parlamentit, ku Theresa May do të hedhë për herë të tretë në votë marrëveshjen e Brexitit me BE.