Qetësi dhe inovacion: Universiteti i Tübingen-it | Shkenca & Edukimi | DW | 16.04.2013
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

Qetësi dhe inovacion: Universiteti i Tübingen-it

Deri tani Universiteti i Tübingen-it krenohej me poetët dhe filozofët e tij. Tani mund të ofrojë jo vetëm me emrat e mëdhenj të së kaluarës, por edhe plane të mëdha si universitet elitar.

Shtëpi druri mesjetare me ngjyra të larmishme. Mes tyre kulla e trashë e rrumbullakët në të cilët thuhet se poeti i shquar Friedrich Hölderlin kaloi vitet e fundit të jetës. Lumi Neckar me brigjet plot rrepa të lashtë dhe studentët, që lundrojë përgjatë brigjeve me varka druri me rrema apo varka me pedale. Për dekada me radhë qyteti universitar Tübingen identifikohej me këtë peisazh të përgjumur e të këndshëm kartoline.

Universiteti dukej se ishte krenar që askun në pjesën qendrore të qytetit nuk kishte një kampus modern dhe qe shkencat filologjike studioheshin ende në të njëjtat ndërtesa historie si në kohën e poetëve dhe filozofëve të shquar, Mörike dhe Hegel në shekullin e 19-të. Për shkak të kësaj thjeshtësie universiteti thuajse e humbi kontaktin me punën kërkimore në nivel të lartë në plan ndërkombëtar.

Pamje nga qyteti Tübingen

Më shumë se panoramë idilike

Rruga për në majë

Sot falë nismave të ndryshme mbështetëse universiteti gëzon sërish një emër të mirë tek studentët dhe të rinjtë që duan të studiojnë në të gjithë Gjermaninë. Shkencat e medieve për shembull prej disa kohësh mbështeten me mjete financiare nga fondi universitar i inovacioni. U ngritën katër katedra të reja dhe studentët janë të kënaqur më kujdestarinë dhe mësimdhënien.

Edhe zyrtarisht Universiteti Eberhard-Karls në Tübingen bën pjesë në shkollat e larta më të mira të Gjermanisë. Deri në vitin 2017 ai mund ta quajë veten „universitet elitar“. Me këtë shpresohet të tërhiqen më shumë studentë në kampus edhe nga vende të tjera. Aktualisht në Tübingen janë të regjistruar 28.000 studentë, 3.000 prej tyre janë të huaj.

Dështimi në raundin e parë

Ndërtesa qendrore në kampusin e Universitetit të Tübingen-it

Ndërtesa qendrore në kampusin e Universitetit të Tübingen-it

Kur Federata dhe landet iniciuan nismën e ekselencës në 2006, Tübingeni pati parë pjesë në garë por nuk arriti të fitonte në të gjitha kategoritë dhe nuk arriti të merrte titullin „universitet elitar“. Por Tübingen-i nuk hoqi dorë nga planet e tij ambicioze.

Qeveria sidoqoftë mbështet që prej vitit 2007 Qendrën për Shkenca Neurologjike Integrative (CIN) si qendër ekselence. Institutet Max-Planck, Herti dhe Helmholtz i kushtohen këtu së bashku me universitetin punës kërkimore për trurin e njeriut. Si funksionin vërtet truri, si punon aftësia e tij drejtuese dhe ruajtëse? Këto janë pyetje me të cilat merren ndër të tjera shkencëtarët. CIN vazhdon të marrë mbështetje si qendër ekselence.

Fjala magjike është „integrim“

Si funksionon truri i njeriut?

Si funksionon truri i njeriut?

Krahas qendrës së ekselencës tani edhe shkolla e doktoraturës LEAD është më së miri e pajisur financiarisht. Atje studiuesit merren me çështje themelore të kërkimit empirik për arsimin si p.sh. me pyetjen se si lindin dhe si mund të kapërcehen pabarazitë sociale në arsim. Edhe koncepti i universitetit për të ardhmen e ka bindur jurinë e nismës së ekselencës. Në Tübingen angazhohen për punë ndërdisiplinare dhe integrim.

Bashkëpunimi me institute kërkimore jashtë universitetit por edhe me ekonominë dhe industrinë do të jenë në qendër të vëmendjes në të ardhmen. Projekte të tjera kërkimore ndërdisiplinare do ndërmerren edhe në fushën kërkimit për gjuhën dhe mësimin.

Por megjithë titullin universitet elitar, Universiteti i Tübingen-it është ende larg ndërthurjes së ngushtë të kujdestarisë me mbështetjen sipas modelit të universiteteve elitare amerikane Harvard apo Yale. Mbështetja financiare shkon për punën kërkimore por drejtuesit e universiteteti shpresojnë natyrisht që një mbështetje e shkencëtarëve të ketë efekte pozitve edhe në mësimdhënie.

WWW Linke

  • Data 16.04.2013
  • Autor Pia Fruth / Eliana Xhani
  • Opinioni Juaj: Na shkruani!
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/18Gov
  • Data 16.04.2013
  • Autor Pia Fruth / Eliana Xhani
  • Feedback
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/18Gov