1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qentë janë mosmirënjohës

5 Shtator 2021

Eksperimente të reja tregojnë se qentë nuk janë aspak mirënjohës ndaj të zotëve, por servilë.

https://p.dw.com/p/3y5sa
Symbolbild Hund Gib fünf
Fotografi: Colourbox/san4art

Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajnë gjithnjë me kokë, pavarësisht nëse zgjat pak apo shumë. Drerët dhe derrat e egër madje kërkohen nga njeriu në territoret ku jetojnë dhe vriten duke u qëlluar nga pas. Kurse, qentë i mbajnë putrat të hapura.

Qenve mund t'u ketë kushtuar disa mijëra vjet evolucion shikimi servil që kanë mësuar të hedhin, i cili i bën shumë njerëz që të shkrihen nga qejfi. Njerëzit kujdesen për parazitët me përkushtim duke i mbajtur me ushqim dhe banim, duke u hequr madje jashtëqitjen me qese plastike. 1,4 miliardë euro japin gjermanët çdo vit për ushqimin e qenve. Shumë pak qenë punojnë për të nxjerrë bukën, si për shembull si shoqërues në gjueti apo roje.

Hund Cardigan Welsh Corgi
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Sakki

Por nuk mjafton me kaq, siç tregon një ekip studiesish të mbledhur rreth biologes Jim McGetrick, e cila studion mënyrat e të sjellurit në Institutin e etnologjisë, Konrad Lorenz, në Vjenë. Në numrin e fundit të revistës së njohur shkencore Plos One, ajo përshkruan në mënyrë të detajuar në 33 faqe për eksperimentet e reja, të verifikuara statistikisht, rezultatet e të cilave përmblidhen vetëm në një fjali: qentë janë mosmirënjohës.

Hund I Border Collie
Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Ky është përfundimi i arritur nga eksperimenti, gjatë të cilit njerëzit pjesëmarrës shtypin butonin e një shpërndarësi ushqimi, për t'u dhënë qenve ushqimin. Më pas kafshëve u krijohet mundësia që t'u shprehin njerëzve mirënjohjen duke vepruar në të njëjtën mënyrë. Por çfarë ndodh? Asnjë nga 20 qentë e rracës Border Collies, qenve malorë Berner ose Golden Retriever nuk e luajti putrën në laborator. Për të marrë po, për të dhënë jo. Gjë që nuk ndryshon as kur midis dy provave kafshës dhe njeriut i jepet mundësia e ndërveprimit: Qentë thjesht i pranojnë përkëdheljet.

Jo, qeni nuk është miku më i mirë i njeriut, ai vetëm bën sikur. Atij nuk i kushton asgjë që të shohë me dashuri dhe të përulet. Por nëse i duhet të luftojë për një gjë më të shtrenjtë, për ushqimin, atëherë dashamirësia merr fund.